E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma Zgjedhore, komisioni Ad Hoc nis punën, Gjiknuri: Përcaktuam ekspertët

TIRANË- Dy javë pas votimit në Kuvendin e Shqipërisë, u mblodh sot për herë të parë komisioni Ad Hoc për reformën zgjedhore. Në ditën e parë të punës së këtij komisioni që u zhvillua pa praninë e medias u caktua grupi i ekspertëve që do identifikojnë cështjet për reformën sipas rekomandimeve të OSBE-ODIHR.

Përfaqësuesi i Partisë Sociliste damian Gjimknuri pas përfundimit të mbledhjes së pas përfundimit

“Diskutuam disa cështje administrative, por shumë shpejt duhet të nisim cështje konkrete. Ato janë problematikat që kanë të bëjmë me procesin zgjedhor. sot u ngrit grupi i ekspertëve, të gjitha cështjet do diskutohen në ditët në vijim. Presim edhe propozimin e partive të vogla. Nëse ka vullnet të mirë gjërat do të kryhen”,- deklaroi përfaqësuesi i PS-së, Damian Gjiknuri, pas përfundimit të punës së komisionit për ditën e sotme.

Ndërkohë, në nisje të punës kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli deklaroi se pret që kjo reformë të jetë gjithpërfshirëse.

“Kam besim dhe shpresoj thellësisht se ky gur prove për cdo parti politike do jetë moment reflektimi për të arritur kompromise në funksion të standardeve perfekte të reformës. Secili prej përfaqësuesve të partive janë në provë. Besoj se ju do i qëndroni interesit të vendit”,- deklaroi Topalli.

Kryeparlamentarja uroi që reforma të jetë e sukseshmë, ndërkohë që siguroi që partitë do kenë gjithë mbështetjen e duhur.

“Si kryetare e Kuvendit duke uruar që reforma të jetë e suksesshme ju them se administrata do jetë në mbështetjen tuaj. Mbase kjo punë duhet të ishte bërë më parë, por e rëndësishme është që nis sot e bazuar edhe në rekomandimet e OSBE/ODIHR”,- theksoi Topalli.

6 parti parlamentare u vunë sot përballë njëra-tjetrës në të parën mbledhje të komisionit Ad Hoc për refomën zgjedhore, për t’u bërë gati për zgjedhjet e ardhëshme. Komisioni u drejtua nga dy bashkëkryetarët, Damian Gjiknuri i Partisë Socialiste dhe Ilir Rusmali i Partisë Demokratike. Tashmë palët kanë gati paketën e propozimeve që do të nisë me amendimet e ndryshme të kuadrit ligjor për procesin zgjedhor, siç janë votimi familjar, votimi fiktiv, problemet me listat e zgjedhësve.
(el.me/BalkanWeb) Lidhje te tjera Kodi Zgjedhor, Topi: Të miratohet në kohë, pa emocione partiake Komisioni Ad Hoc: Wollfarth: Fillim i mbarë, presim rezultate në janar Ambasadorja britanike: Urgjent, duhet progres, jetime për integrimin

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›