E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni Ad Hoc: Wollfarth: Fillim i mbarë, presim rezultate në janar

TIRANË- Kreu i prezencës së OSBE-së në vendin tonë, ambasadori Eugen Wollfarth, e ka cilësuar fillim të mbarë takimin e parë të komisionit për reformën zgjedhore.

Në një prononcim për gazetarët pas përfundimit të këtij takimi me dyer të mbyllura, ambasadori I OSBE/ODIHR përshëndeti konstituimin e komisionit të reformës zgjedhore, duke theksuar se do të ketë gjithë mbështetjen e duhur nga institucioni që përfaqëson.

“E kemi pritur këtë konstituim për reformën zgjedhore. Presim rezultate ne fillim te vitit të ardhshëm. Ky është fillim i mirë për një zhvillim që shpresojmë të jetë i mire. Uroj të kenë dorë të mbarë Orientimet më të rëndësishme janë vendosur nga raportet e OSBE/ODIHR-it, kështu që orientimet janë aty, për një punë të mirë për rezultate të shpresojmë në fillim të vitit të ardhshëm”- deklaroi Wollfarth.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›