E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krimet e Renda sekuestrime pasurish

Në kuadër të ligjit “Antimafia”, Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur sekuestrimin e pasurive të paluajtshme, të luajtshme dhe llogaritë bankare për 4 të dënuarit Alket Hatija, Emin Genica dhe Ymer e Adem Dakolit.

Dy vëllezërve Dakoli, të dënuar për pastrim parash të përfituara nga ushtrimi i prostitucionit në Itali, u janë sekuestruar 7 llogari bankare përfshirë 3 sipërfaqe toke në Kavajë dhe një ndërtesë 3 katëshe.

Ndërkohë, të dënuarit për trafikim të lëndëve narkotike, Alket Hatisë, iu sekuestrua një hotel 5-katësh në plazh në qytetin e Durrësit, ndërsa Emin Genicës iu sekuestrua një makinë tip Daimler Chrysler, prodhimi i vitit 2006 pasi mendohet se e ka përfituar nga i vëllai i dënuar për trafikim droge.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›