Pensionet, gabim në llogaritje, procedura e ankesës
Autori i Lajmit: red.
Specialistët në Institutin e Sigurimeve Shoqërore shpjegojnë procedurën e ankimimit për pensionistët. Kjo në rast se këta të fundit nuk janë dakord me ndonjë element të caktimit të pensionit siç është shuma e përgjithshme e vjetërsisë në punë, masa e pensionit etj. Kjo e drejtë e pensionistëve mbështetet në bazë të ligjit 7703, ku qytetari mund të ankohet për vendimin e zyrës së pensioneve në Komisionin e Apelit të ngritur pranë Drejtorive Rajonale të Sigurimeve Shoqërore. “Nëse merr përgjigje negative nga ky komision ai ka të drejtë të ankohet pranë Komisionit Qendror të Apelit që është ngritur pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore”, shprehen specialistët në ISSH. Më tej, ata sqarojnë se ankesat e zgjidhura në mënyrë të pafavorshme bëhen në gjykatë, nga e cila çështja zgjidhet përfundimisht.
Specialistët
“Masa e pensionit, përcaktohet nga dokumentacioni që ndodhet në dosje. Në rastin konkret është caktuar në bazë të pagave të paraqitura me vërtetim page nga institucioni në të cilin ke punuar dhe janë mbajtur kontributet për sigurimet shoqërore. Nëse ju mendoni se është bërë ndonjë gabim, ju duhet t i drejtoheni zyrtarisht ISSH-së, ku të parashtroni ankesën tuaj, dhe të jepni të dhëna konkrete, si emri, mbiemri, numri i librezës së pensionit dhe rrethin ku është caktuar pensioni, sqarojnë specialsitët në ISSH. Pas kontrollit të dosjes së pensionit, merret një përgjigje e hollësishme si është vepruar për caktimin e masës së pensionit tuaj.
Aplikimi
Ministria e Financave ka nxjerrë së bashku me Institutin e Sigurimeve Shoqërore udhëzimin e ri për dokumentat që duhen për pensionet. Personat të cilët do të duhet të aplikojnë për pension duhet të paraqesin një vit para kërkesën.
Dokumentacioni
Personat të cilët do të duhet të aplikojnë për pension (pleqërie, familjar, invaliditeti, apo shtetëror të posaçëm), duhet të paraqesin pranë institucioneve përkatëse, një vit para daljes në pension, kërkesën për marrjen e pensionit. Ministria e Financave ka nxjerrë së bashku me Institutin e Sigurimeve Shoqërore udhëzimin e ri për dokumentat që duhen për pensionet, mënyrën e aplikimit dhe përgjegjësitë për zyrtarët që do të marrin në shqyrtim dosjet e qytetarëve. Të njëjtat procedura sipas udhëzimit të Ministrisë së Financave, tashmë botuar në fletoren zyrtare, ndiqen për të gjithë ata që kërkojnë apo përfitojnë shtesë pensioni, por edhe kërkesat për ndryshim të masës së pensionit.
Udhëzimi
“Kur personi fillon procedurën e aplikimit, paraqitet tek personi përgjegjës i agjencisë lokale të sigurimeve shoqërore, dhe ky i fundit, duhet ta pajisë qytetarin me të gjithë udhëzimet për dokumentet që duhet të bëjë gati për pension” thuhet në udhëzimin e Ministrisë së Financave. Që në fillim të kërkesës, pra një vit para daljes në pension, qytetarët duhet të dorëzojnë certifikatën personale, librezën e punës si dhe për femrat certifikatë martese. Në rast se kërkesa për pension bëhet në rrethin ku qytetarët jetojnë e kanë punuar, afati për verifikimin e dokumentacionit nga zyra përkatëse është 30 ditë kalendarike. Ndërsa kur kërkesa duhet të bëhet në një tjetër drejtori, afati është dy muaj, pra 60 ditë kalendarike.
Ky lajm është publikuar: 04/04/2009