“Shumë e rëndësishme pjesëmarrja e Obamës në Samit”
Autori i Lajmit: red.
Kryetarja e Grupit Parlamentar të PS-së, Valentina Leskaj, pjesëtare e delegacionit zyrtar shqiptar në Samitin dyditor të NATO-s, theksoi në një prononcim televiziv nga Strasburgu, rëndësinë e këtij takimi, jo vetëm për kremtimin e 60-vjetorit të Aleancës, por dhe për axhendën e tij. "Shqipëria dhe Kroacia pritet të jenë anëtarët më të rinj të kësaj Aleance",- tha ajo, ndërsa vuri në dukje dhe rëndësinë e pjesëmarrjes në Samit të Presidentit të SHBA-së, Barak Obama, në përqasjen e politikës amerikane, si për çështjen e Afganistanit, ashtu edhe në marrëdhëniet me Rusinë. Pasi vuri në dukje atmosferën që mbizotëron në Strasburg në këtë 60-vjetor të Aleancës, zyrtarja e PS-së tha se "në kuadër të këtij takimi të rëndësishëm janë planifikuar një sërë aktivitetesh, për të vijuar me aktivitet e sotme. Duke veçuar rolin e Francës në NATO, Leskaj tha se "jo rastësisht punimet e Samitit zhvillohen në Strasburg dhe Kehl, në kufirin franko-gjerman, për vetë rolin e madh që këto dy shtete kanë në BE dhe në përgjithësi në marrëdhëniet mes Aleancës dhe komunitetit evropian”, - përfundoi Valentina Leskaj.
Delegacioni
Presidenti Bamir Topi
Kryeministri Sali Berisha
Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli
Ministri i Jashtëm Lulëzim Basha
Ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa
Krerët e grupeve të PS e PD
Valentina Leskaj
Astrit Patozi
Ky lajm është publikuar: 04/04/2009