Bursa studimi në Turqi për shqiptarët
Autori i Lajmit: red.
Qeveria turke ofron bursa për studime pasuniversitare
dhe për kursin veror të gjuhës turke, për vitin akademik 2009-2010. Në kuadrin e marrëveshjes dypalëshe, Qeveria e Republikës së Turqisë i ka akorduar Qeverisë së Republikës të Shqipërisë 14 bursa për vitin akademik 2009-2010, të ndara si më poshtë: 4 (katër) bursa kërkimore (8-mujore); 5 (pesë) bursa për master ose për doktoraturë; 5 (pesë) bursa për kursin veror të gjuhës dhe të kulturës turke. Për bursat e kursit të verës të gjuhës dhe letërsisë turke duhet të aplikojnë vetëm studentët e vitit të 4-rt të turkologjisë pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës. Kandidatët për studime pasuniversitare të paraqesin në Sektorin e Marrëdhënieve me Jashtë në MASH këto dokumente:
1.Kërkesën e të interesuarit drejtuar MASH-it, duke specifikuar fushën e studimit në të cilën aplikanti dëshiron të studiojë;
2.Diplomën e shkollës së lartë, fotokopjen e noterizuar;
3. Listën e notave, fotokopjen e noterizuar;
4. Dy rekomandime;
5. Programin e studimit;
6. Raportin mjekësor për aftësi studimesh;
7. Raportin mjekësor që vërteton se kandidati nuk ka kaluar ndonjë sëmundje ngjitëse të AIDS ose të Hepatitit C;
8. Certifikatën e lindjes me fotografi;
9. tre fotografi
Për kursin e verës:
1. Kërkesën e të interesuarit drejtuar MASH;
2. Dëshmi për njohjen e gjuhës turke;
3. Raportin mjekësor për aftësi studimesh;
4. Raportin mjekësor që vërteton se kandidati nuk ka kaluar ndonjë sëmundje ngjitëse të AIDS ose të Hepatitit C;
5. Certifikatën e lindjes me fotografi;
6. 3 (tri) fotografi
Për një informacion më të hollësishëm për bursat e studimit pasuniversitar dhe për bursat e kursit veror të gjuhës turke të ofruara nga Qeveria Turke, për vitin akademik 2009-2010, të interesuarit mund t i referohen adresës së mëposhtme në ëeb-site: http://digm.meb.gov.tr/. Afati i fundit për pranimin e dokumenteve në Sektorin e Marrëdhënieve me Jashtë në MASH për kursin e verës do të jetë data 10 prill 2009 dhe për bursat e tjera të studimit pasuniversitar do të jetë data 22 maj 2009.
Ky lajm është publikuar: 04/04/2009