Berisha Vendimi i Kolegjit legjitim. Konfirmoi KQZ-ne
Pas deklaratës së trojkës së ambasadorëve në Tiranë, kryeministri Sali Berisha ka komentuar verdiktin e kolegjit si legjitimim të vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke garantuar se do të pres çertifikimin përfundimtar nga institucionet e pavarura dhe Kushtetuese.
“Vendimi u gjet legjitim dhe nuk mund të ishte tjetër. Pres, natyrisht ccertifikimin përfundimtar nga institucionet e pavarura kushtetuese të vendit dhe pres me padurim të nisë një partneritet të ngushtë të frytshëm, me të gjitha qeveritë vendore të vendit”-tha Berisha.
Kryeministri Berisha premtoi gjithashtu se pas legjitimimit të rezultatit, pushteti qendror do të fillojë një partneritet të ngushtë bashkëpunimi me qeverisjen lokale. Për këtë çështje, shefi i qeverisë foli për projektin për ridimensionimin e decentralizimit të pushtetit vendor për heqjen e 6 taksave, paketë që është refuzuar të votohet vitet e fundit nga Edi Rama. Përsa i takon formalizimit të kapitaleve informale, Berisha ftoi të gjithë biznesmenët të përfitojnë nga ligji për faljen fiskale.
“Ne kemi gati paketën tjetër prej 6 taksave, të cilën e përgatitëm zotin Rama dhe shoqatën e bashkiakëve të vendit, por që nuk e votoi, por ne do e votojmë atë do të bëjmë që decentralizmi të ketë një dimension të ri, kjo është detyra jonë. Në këtë takim dëshiroj të ndalem në një problem tjetër të rëndësishëm, problemin e faljes fiskale. Ndaj dhe unë kam një thirrje për të gjithë biznesmenët e këtij vendi, për të gjithë qytetarët e këtij vendi, në interesin më të mirë të tyre dhe të vendit të përfitojnë dhe tërësisht nga hyrja në fuqi e këtij ligji, i cili në thelbin dhe esencën e tij nuk ndryshon aspak nga ligji që mund të votohej si amnisti”-tha Berisha.
Shefi i maxhorancës, uroi për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Portugali, partinë social demokrate dhe partinë e Nikolla Gruevskit për fitoren në Maqedoni.
Erjon Ajazi