E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si sulmojne hackerat tabela qitje faqet zyrtare

Këto janë faqe zyrtare të vendeve të ndryshme mes tyre dhe Interpoli i Çekisë i cili është piratuar nga shqiptarët. Në kronikat e Albanian Screen e kemi trajtuar gjerësisht krimin kibernetik si një nga format më të reja të shkeljes së ligjit, por ajo çka është më e rëndësishme, është një ndër krimet provat e të cilit janë thuajse inekzistente.

Sipas piratëve kibernetikë, rëndom të quajtur hackers, Shqipëria është një ndër vendet më vulnerabël për këtë lloj krimi, ndërsa sistemet e sigurisë së faqeve zyrtare të shtetit tonë thuajse nuk ekzistojnë fare ndërsa sektorët e policisë nuk mund të bëjnë asgjë. E njëjta situatë është dhe për faqen zyrtare të kryeministrisë e cila sipas pirateve mund të thyhet mjaft lehtë, ndërsa informacioni që ajo përcjell mund të manipulohet në çdo moment.

“Nuk ka rëndësi nëse është faqe e kryeministrisë apo një institucioni tjetër. Njerëzit nuk e kanë llogjikën të investojnë te siguria. Thjesht në atë sistem mund të ndërhyhet në një mënyrë apo në një tjetër. Pasi ndërhyhet, pjesa e tjetër është e thjeshtë. Mund të modifikosh e të bësh çfarë të duash”-thotë Turi, një hacker.

E ndonëse në Shqipëri strukturat e zbatimit të ligjit kanë ngritur sektorë të veçantë për goditjen e këtij krimi, pirateria kibernetike ka avancuar më shumë.

“Nqs unë, apo çdokush tjetër që ka dijen e mjaftueshme për ta bërë këtë gjë futet në sistem dhe me anë të teknologjisë ka mundësi t’i kompromentojë. Imagjinoni sikur TIMS-i i policisë të mos punonte për një ditë. Ose thjesht sikur të dështonin sistemet e ushtrisë që janë tëlidhura me kompjuterat”-përfundon ai.

Jul Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›