Rama me aleatet PS pergatit padine e re per ne Kolegj

Partia Socialiste nuk ka hartuar ende ankimimin e ri në Kolegjin Zgjedhor. Shkaku është mungesa e zbardhjes e vendimit të së premtes, ku u rrëzua ankimi i socialistëve për procedurat e ndjekura nga KQZ për rezultatin e Tiranës.
Si palë e interesuar socialistët janë njoftuar nga Kolegji se do të marrin zbardhjen e vendimit të hënën në orën 21.00, dhe mbi këtë bazë socialistët do të hartojnë ankimimin e ri, afati për të cilin skadon në orën 24.00 të së martës, konfirmojnë burime nga grupi i juristëve në PS.
Ata shtojnë se nuk presin vendim ndryshe nga rrëzimi edhe i këtij ankimimi, por janë të detyruar ta konsumojnë si rrugë ligjore.
Burime po brenda selisë rozë konfirmojnë për AS se rasti i Tiranës është i ankimueshëm në Gjykatën Kushtetuese, duke patur si synim pikërisht këtë hallkë të sistemit gjyqësor për t’iu drejtuar më pas, institucion tek i cili mund të ndërhyjë me ekspertizën juridike edhe Komisioni i Venecias, për të cilin PS ka apeluar disa herë për përfshirje në vendimin për Tiranën. Përpos rrugëve ligjore, në PS vijojnë edhe konsultimet për linjën politike.