Protesta te kopshti botanik kerkohet nderprerja e punimeve

Fillimi i punimeve pranë kopshtit botanik në Tiranë, pjesë e projektit për ndërtimin e unazës së madhe, ka rinisur sërish protestat ndaj ndërhyrjes në këtë kopsht. Këtë here, kanë qenë studentët e Fakuletit të Shkencave të Natyrës dhe përfaqësues të shoqatës ambientaliste, Eden, që kanë protestuar dhe kanë kërkuar nga autoritetet përkatëse, pezullimin e këtyre punimeve, pasi ato nuk po bëhen në bazë të ligjit e nga ana tjetër, ato bëhen pa një leje mjedisore.
“Kërkojmë ndalimin e menjëhershëm të punimeve. Ministria e Transporteve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve të na japin argumenta të forta se pse kanë dhënë leje për nisjen e punimeve pa pasur akoma një projekt në dorë. Kërkojmë nga Ministria e Mjedisit të marrë rolin që i takon, të influencojë për ndalimin e punimeve deri në marrjen e lejes mjedisore”-thotë një studente.
Më herët, përpara zhvillimit të kësaj proteste, kreu i mjedisit, Fatmir Mediu ka deklaruar se do të shqyrtojë, çdo dokumentacion në lidhje me fillimin e këtyre punimeve dhe lejen mjedisore që duhet të kenë subjektet që kanë nisur punimet.
Edlira Sulejmani