Pagesa e invaliditetit. Tani e drejte ankimimi ne gjykate

Në komsionin e Shëndetësisë paraditen e së hënës vetëm në prezencë të deputetëve të mazhorancës është diskutuar rreth ndryshimeve që i duhen bërë ligjit, për përfitimin e pagesës së invaliditetit në punë. Ndryshimet e propozuara nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, i lejojnë tashmë çdo individi që nëse nuk është i kënaqur me pagesën e vendosur nga komisioni t’i drejtohet gjykatës. Deputetët e mazhorancës kanë qënë dakort me këtë propozim, por sërisht ditën e mërkurë do të diskutohet përpara së ai të miratohet.