E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Vendimi i PE-se moment krenarie

Vendimi i PE-se per vizat eshte nje moment krenarie per mbare qytetaret shqiptare. 7 tetor 2010 eshte dita ne te cilen PE-ja votoi per heqjen e vizave per shqitaret dhe kjo dite do te shkruhet me germa te arta ne memorien e kombit tone si ngjarja me madhore ne rrugen e tij drejt Europes. Keshtu eshte shprehur kryeministri Berisha ne nje konference per shtyp duke pershendetur vendimin e sotem te PE-se per liberalizimin e vizave per Shqiperine.

Gjithashtu kryeministri Berisha theksoi se vendimi i sotem i PE-se eshte si rrjedhoje e reformave te medha te ndermarra nga qeveria dhe suksesin qe paten keto reforma.

Vendimi i sotem u be i munder nga anetaresimi i Shqiperise ne NATO shnderrrimi i saj ne nje vend qe reflekton siguri tek vendet e tjera si dhe nga organizimi i zgjedhjeve telira dhe te ndershme dhe ne respektimin e te drejtave dhe lirive te njeriut theksoi Berisha.

Me tej kryeministri Berisha theksoi se ky vendim eshte besimi qe vendet anetare te BE-se i japin Shqiperise duke shtuar se qeveria i garanton keto shtete se do te vijoje me reformat e metejshme.

Gjithashtu kryeministri Berisha theksoi se objektivi kryesor i qeverise eshte anetaresimi i vendit ne Bashkimin Europian dhe garantoi shqiptaret se qeveria eshte e gatshme te permbush cdo detyrim ne lidhje me proceset integruese te vendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›