Berisha Videoja montazh i Rames

Kryeministri Berisha, përmes zëdhënëses së Partisë Demokratike, e ka cilësuar si një video të montuar atë të publikuar dje nga emisioni “Fiks Fare”, që denonconte aferat me tendera të zëvendëskryeministrit Ilir Meta.
Zëdhënësja Albana Mustafaraj ka deklaruar se videoja është vetëm një lojë e opozitës dhe në emër të kryeministrit ka shprehur bindjen se drejtësia do të hedhë dritë mbi gjithcka.
“Kryeministri Berisha dënon trukimin e një videoje nga Edi Rama. Por ai ka besim se të gjitha organet kompetente do hetojnë cdo pjesë të kësaj cështjeje dhe se drejtësia do të thotë në mënyrë të pavarur fjalën e saj”, ka pohuar Mustafaraj.
Zëdhënësja ka shtuar më tej se nga ana e saj, qeveria do të bëjë gjithcka që t’i lehtësojë procesin hetimor organeve të drejtësisë.