E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Doli llumi i korrupsionit

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama , e ka cilësuar të turpshëm episodin e zv/kryeministrit Meta me ish ministrin e ekonomisë Prifti dhe një prove më shumë për llumin e korrupsionit siç e ka cilësuar ai, pushtetin te Sali Berishës. Në një deklaratë të posaçme për shtyp, Rama tha se Berisha bashke me Metën, konfirmuan talljen ndaj popullit dhe faktin pse koalicioni qeverisës me votat e vjedhura të shqiptareve. Duke shtuar se ky rast faktoi vjedhjen e shqiptareve, Rama shtoi se ai duhej të kishte sjellë dorëheqjen e Metës. Më tej kreu socialist thekson se kjo është arsyeja pse Partia Socialiste kërkon largimin e kësaj qeverie të korruptuar, synimi i vetëm i se cilës është kapja e shtetit dhe përftimi personal. Ai shoi se opozita do të ketë qëndrimin e saj zyrtarisht në asamblenë kombëtare që do të mbahet të premten.

Shpërndaje          

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›