Meta prokuroria Procedim penal per korrupsion pasiv
UPDATE- Nepermjet nje komunikimi per shtyp Prokuroria e Tiranes njoftoi regjistrimin e procedimit penal per vepren penale te korrupsionit pasiv te funksionareve shteterore te korrupsionit aktiv te funksionareve te larte shteterore si dhe per vepren penale te shperdorimit te detyres.
Duke iu referuar materialeve filmike te paraqitura ne emisionin Fiks Fare ne televizionin Top Chanel ne njoftimin per shtyp thuhet se Prokuroria ka vendosur te sekuestrohet kaseta filmike e shfaqur ne emisionin Fiks Fare si prove materiale.
Nderkohe grupi hetimor i ngritur me kete qellim po kryen veprimet e nevojshme hetimore.
Te peshtire dhe bllof politik e ka quajtuar Ilir Meta videon e transmetuar mbremjen e shkuar nga programi Fiks Fare. Ne nje konference per shtyp zv.Kyreministri dhe njeheresh kryetari i LSI-se Ilir Meta tha se eshte i gatshem te lere imunitetin dhe ti hape rruge hetimeve.
Dokumentet jane ne dispozicion te Prokurorise tha ai ndersa shtoi se keto pergjime jane tinzare dhe behen per te denigruar emrin e tij.
Pergjimi ne zyren e ministrit Dritan Prifti Zv.kryeministri i Republikes i kerkon ministrit te emeroje njerez dhe te jape koncesione e tendere per persona ne gjykim.
Ai thote se ka rregulluar gjithcka me kryetaren e Gjykates se Larte Shpresa Becaj prokurorine dhe deri me kryeministrin Berisha. Ne kembim do te marre 7 te investimit dhe 700 mije euro ne dore.
Politikanet shqiptare akuzohen per korrupsion vjedhje te fondeve publike emerime ne administrate ne baze te njohjeve personale dhe se fundmi per perqindje ne firma qe marrin koncesione te dyshimta.
Akuzat kryesisht behen nga foltoret e Parlamentit apo te selive te partive dhe rralle here shoqerohen me dokumente konkrete. Kjo pasi nje kod nderi i ngjashem me Omerta-ne e mafias siciliane i ndalon te nxjerrin jashte te palarat e njeri-tjetrit. Por kete here dicka ka rrjedhur.
Emisioni Fiks Fare ka transmetuar mbremjen e djeshme nje video te filmuar ne zyren e ish-ministrit te Ekonomise Dritan Prifti ku zv.kryeministri i Republikes Ilir Meta kerkon ti mbarohen disa pune.
Emerime ne poste kyce falenderime per pune te kryera me pare kontrata biznesi dhe se fundmi koncesione. Meta premton se mund te zgjidhe gjithcka pasi ai ka ne dore Gjykaten e Larte Prokurorine ka fol me Doktorin dhe si perfundim do te marre 7 te investimit te nje koncesioni hidrocentralesh dhe 700 mije euro te thata ne dore.
Gjate bisedes se zhvilluar mes Ilir Metes dhe Dritan Priftit kuptohet se si mjafton qe te kesh pasur shoqeri me pushtetaret dhe fiton vende pune te rendesishme edhe pse nuk ke arsimimin e duhur.
Aty shpjegohet se si emerohen inspektoret ne Ministrine e Ekonomise dhe se si aferat korruptive kerkohen ne menyren me te thjeshte. Dy pjeset me te rendesishme te kesaj bisede jane ceshtja ARMO-Albpetrol dhe dhenia me koncesion e hidrocentraleve.
Meta kerkon haptazi nga vartesi i tij Prifti qe te nderhyje tek Albpetroli per te ndihmuar nje biznesmen qe jeton ne Greqi. Ne bisede permendet emri Bekim Halilaj i cili merret me nafte. Meta kerkon nga Prifti qe te prishe nje kontrate te vjeter te Albpetrolit me ARMO-n dhe te ndihmoje mikun e tij. Anuloje kontraten mos i zvarrit keto gjera - eshte porosia e Metes per vartesin e tij.
Pjesa e fundit e bisedes eshte ajo qe zbardh menyren se si behet korrupsion ne nivele te larta qeveritare. Behet fjale per nje koncesion hidrocentrali. Personi qe kerkon te marre koncesionin premton jo pak por shtate per qind te investimit dhe nje pagese te majme ne dore 700 mije euro. Koncesionari eshte nje njohje e vjeter e drejtesise dhe politikaneve shqiptare Agim Rrapaj. I arrestuar dhe i denuar per korrupsion me pare.
Ne ate kohe kishte pervetesuar parate e grantit japonez per projektin 2KR. Tani ai kthehet si nje biznesmen i fuqishem dhe ne bashkepunim me zv.kryeministrin Ilir Meta kerkon te marre nje hidrocentral.
Problemi eshte edhe me i komplikuar se kaq pasi ceshtja eshte ne proces gjyqesor dhe do shume miq per te mbaruar. Ketu zv.kryeministri Ilir Meta shpjegon se meqe ceshtja eshte ne Gjykaten e Larte ajo zgjidhet shume shpejt. Ai thote se e ka ne dore kryetaren e gjykates Shpresa Becaj sepse asaj i ka emeruar te bijen ne ambasade.
Do te flas une me Shpresen i kam marredheniet shume mire i cova vajzen ne ambasade... - thote Meta duke shpjeguar edhe perfitimet financiare qe do te kete nga dhena e ketij koncesioni. Me pas duhet zgjidhur puna edhe ne prokurori por serish Meta merr persiper cdo gje vetem me nje kusht mos e marrin vesh me shume se dy ose tre veta.
Koncesioni qe Ilir Meta do ti jape Agim Rrapajt dhe nje biznesmeni tjeter Fatmir M. duhet miratuar edhe ne mbledhjen e qeverise. Teorikisht ministrat duhet te diskutojne me njeri-tjetrin dhe nese koncesioni e meriton duhet te miratohet. Teorikisht
Praktikisht ndodh tjeter gje. Meta i shpjegon Priftit proceduren Bisedova edhe me doktorin edhe per nje jave do ta mbyllim. Kupton. Mjafton nje bisede me kryeministrin dhe nuk ka me nevoje per dokumente dhe shkresa te kota mjafton 7 e investimit dhe 700 mije euro para te thata ne nje zarf...