E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha "harron" skandalin, flet për ullinjte

Skandali i videos qe tregon bisedën mes zëvendës kryeministrit Ilir Meta dhe ish ministrit të Ekonomisë dhe Energjetikes, Dritan Priti, nuk e ka penguar axhenden e mbledhjes së qeverisë. Çdo gjë në sfond është dukur normale: Z. Meta i ulur në karrigen e tij, teksa bisedon me ministrin Vasili, i cili për shkak së ka zënë karrigen e ministres së Integrimit Majlinda Bregu, është i detyruar të qëndrojë për pak minuta, për t'ia lënë më pas znj. Bregu. Ministrat janë futur me radhe në mbledhjen e kabinetit, ndërsa kryeministri ka mbërritur vetëm pak minuta pasi ka kaluar ora 11.00. Por ndërsa pritej të reagonte për këtë skandal të radhës, kreu i ekzekutivit ka zgjedhur të flasë për të gjitha llojet e drurëve frutore, të cilat sipas tij do të jenë projekti i dyte i madh i qeverisë ne vitet ne vijim. Madje teksa fliste për to, ka ironizuar kryetarin e Bashkisë Edi Rama, i cili sipas tij ka zgjedhur të mbjellë peme jo frutdhënëse. Në fjalën e cila ka zgjatur plot një ore, kryeministri është ndalur dhe tek tarifat e shtrenjta që kompanitë celulare aplikojnë për qytetaret shqiptare. Në të njëjtën linjë sipas tij , duhet të rishikohen dhe pagesat që Bankat u marrin shqiptareve për shërbimet e tyre. Ai ka ngarkuar ministrinë e financave të rishikoje taksat, për te frenuar këto çmime që ai i ka cilësuar si stratosferike.

Shpërndaje          

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›