E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Viti 2011, i shkëlqyer, pavarësisht disa ngjarjeve

TIRANE-Kryeministri Sali Berisha mbajti sot pasdite një takim përmbyllës me mediat për këtë vit ku bëri një përmbledhje për ngjarjet më të mëdha të 2011-ës.
Sipas kreut të qeverisë, ky vit ka qënë shkëlqyer pavarësisht disa ngjarjeve negative.

“Sa u zhvillua Shqipëria këtë vit? Them se ishte një vit pa mëdyshje i shkëlqyer, për të cilin cdo shqiptar duhet të falenderojë veten e tij, Zotin dhe funksionimin e reformave të ndërmarra që e bëjnë vitin 2011 të regjistrohet në muret e kohës i një nga vitet e suksesit të sistemit, si një nga vitet e suksesit të madh në të gjitha fushat”.

Sipas kryeministrit pavarësisht shkëlqimin vendit nuk ia zbehën as disa ngjarje të caktuara, si 21 Janari. Protestat e opozitës ku mbetën të vrarë 4 protestues, Berisha i cilësoi si një test për qeverinë që dëshmoi se ligji, funksionon.

“Viti filloi me disa probleme të caktuara, krejtësisht të pamotivuara pa asnjë arsye ligjore, ngjarje që provuan, testuan, funksionimin e kushtetueshmërisë së vendit. Ngjarje të cilat morën përgjigjen më kushtetuese dhe më ligjore. Shqipëria u faktua si një shtet ligjor, askush nuk mundet që me një qeveri të zgjedhur dhe votë të lirë të rrezohet nga pushteti apo të marrë pushtet me dhunë”.

Një tjetër ngjarje, jo e pëlqyeshme për kryeministrin ishte mosmarrja e statusit të vendit kandidat të Shqipërisë për në BE. Kreu i qeverisë tha se kjo ngjarje e ka një shkak, dhe kjo është, opozita shqiptare.
“Shqipëria nuk mori statusin e vendit kandidat në BE. Shqipëria nuk mori statusin, jo se nuk u miratuan ligjet, ato u hartuan, u shpenzuan miliona dollarë, por nuk u votuan sepse opozita me një qëndrim politik mendoi se duke bllokuar votimin e tyre do dëmtonte qeverinë dhe do i faturonte këto probleme në zgjedhjet lokale”, tha Berisha duke shtuar se kjo ngjarje nuk e zbeh madhështine e vitti 2011, pasi shqiptarët votuan në zgjedhjet lokale dhe dëshmuan lirisht me votë fituesin në këto votime.

(vijon)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›