Kavajë, arrestohen për vjedhje 3 persona
Policia e Kavajës në sajë të operacionit të koduar "Maskat e natës" ka bërë të mundur në një kohë të shpejtë, zbardhjen dhe identifikimin e autorëve të dy vjedhjeve me armë të ndodhur dy netë më parë në këtë qytet. Sipas policisë janë arrestuar shtetasit Eduart Myftari 19 vjeç, Sabedin Plaku 23 vjeç, dhe Marjan Trendi 19 vjec pasi më datën 25 dhjetor 2011 nën këcënimin e armës kanë vjedhur rojen e një karburanti, e ndodhur në Golem dhe më pas janë larguar me një automjet.
Po në këtë natë, rreth orës 03.40 të tre këto shtetas, nën këcënimin e armës së zjarrit automatik kanë qëlluar në ajër duke i prerë rrugën me automjet tip BMË të shtetasit Elvis Maçi, i cili ishte duke udhëtuar sëbashku me familjen e tij.
Autorët e dyshuar i kanë kërkuar me forcë pasagjerëve duke i kërcuar me armë të zbresin nga automjeti dhe pasi kanë vjedhur këtë automjet janë larguar nga Kavajë për në drejtim të qytetit të Durrësit. Por falë shkëmbimit në kohë të informacioneve përmes strukturave të policisë, u arrit kapja e tyre në një lokal në Shënvlash Durrës. Aktualisht, nga strukturat e Policisë po punojnë për të dokumentuar të tjera vjedhje me armë dhe më dhunë të kryera nga ky grup në qytetin e Durrësit dhe në Tiranë.