Tiranë, përplasen dy makina, dy të vdekur e 2 të plagosur
2 të vdekur dhe dy të plagosur rëndë janë bilancet tragjike të një aksidenti të ndodhur ditën e mërkurë shumë pranë kryqëzimit të Zogut të Zi në Tiranë.
Arben Hoxha 49 vjeç ka mbetur i vdekur si dhe Reshit Sinekollari ka mbetur i plagosur ndërsa ende nuk bëhet i ditur identiteti i njërit prej viktimave si dhe të plagosurit tjetër.
Në aksidentit fatal u përfshinë automjetet tip mercedez benz si dhe një opel i drejtuesit i të cilit, 49 vjeçari Hoxha i mbetur i vdekur rezulton të jetë edhe shkaktari i aksidentit.
Pikërisht automjeti tip Opel i cili vinte nga Durrësi ka kaluar trafikndarësen dhe në kundravajtje është përplasur me benzin.