Berisha: Vitin që vjen, pa viza dhe më afër BE-së
Në ditën e lindjes së Krishtit, Kryeministri Berisha siguroi dje shqiptarët: "Krishtlindjet e tjera t’i festojmë me një besim më të madh te Zoti, te vetja dhe te Shqipëria, si dhe të lëvizim të lirë në mbarë Evropën si qytetarë të një vendi të lirë në vitin 2010. Krishtlindjet e tjera t’i bëjmë edhe më mirë, të na gjejnë edhe me afër projekteve tona familjare, kombëtare dhe të ecim më shpejtë e më të sigurt drejt Evropës”.
Kryeministri Sali Berisha beson se në krishtlindjet e ardhshme, shqiptarët do të lëvizin pa viza për në Bashkimin Evropian dhe do të jenë më afër anëtarësimit në familjen evropiane. Çifti kryeministror, Sali dhe Liri Berisha, të shoqëruar dhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, udhëtuan paraditen e djeshme drejt Shkodrës për të përcjellë urimet e tyre për festën më të madhe të të krishterëve, lindjen e Krishtit. Kryeministri vizitoi kishën ortodokse dhe katedralen e qytetit të Shkodrës, ndërsa në mesditë u kthye në Tiranë, në kishën ortodokse dhe katedralen e Shën Palit. Në mesazhin e tij, z. Berisha uroi: "Krishtlindjet e tjera t’i festojmë me një besim më të madh te Zoti, te vetja dhe te Shqipëria, si dhe të lëvizim të lirë në mbarë Evropën si qytetarë të një vendi të lire në vitin 2010”. Në ditën e lindjes së Krishtit, Berisha siguroi shqiptarët: “Krishtlindjet e tjera t’i bëjmë edhe më mirë, të na gjejnë edhe me afër projekteve tona familjare, kombëtare dhe të ecim më shpejtë e më të sigurt drejt Evropës”. Sipas tij, ky është një rast i shkëlqyer për t’u uruar sot nga zemra të gjithë besimtarëve ortodoksë shqiptarë, besimtarëve të krishterë dhe besimtarëve të Zotit, gëzuar këtë ditë të shenjtë, këtë ditë të madhe, ditë e cila shënon lindjen e Krishtit, moment ky që ndau kohërat dhe historinë. “Asgjë s’ka ndikuar më fuqishëm në historinë e qytetërimit sesa lindja e Krishtit. Kjo është një ditë që frymëzon besim të madh, shpresë, dashuri, mirëkuptim dhe forcë për njeriun. Ndaj dhe një herë, le të urojmë që krishtlindjet e tjera t’i festojmë edhe më mirë”, - u shpreh z. Berisha. “Këto krishtlindje, - shtoi ai, - ne i festojmë si një vend anëtar i NATO-s, çka do të thotë se urimi ynë, dëshira dhe ëndrra jonë u bë realitet”. Më tej, Kryeministri tha: “Krishtlindjet e tjera uroj që t’i festojmë me lëvizje të lirë në mbarë Evropën, atë që presim, me një përparim të mëtejshëm në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, me më shumë punë për shqiptarët dhe me një betejë të suksesshme kundër varfërisë”. Më tej, Kryeministri Berisha theksoi se shqiptarët i festojnë këto krishtlindje si qytetarë të një vendi anëtar të NATO-s dhe shumë pranë lëvizjes së lirë në mbarë Evropën. “Le të urojmë së bashku që krishtlindjet e tjera të na gjejnë më afër ëndrrave, më afër dëshirave dhe më afër projekteve tona. Këto krishtlindje ne i festojmë pasi Shqipëria është anëtarësuar në NATO dhe flamuri i saj, më i vjetri flamur shtetëror i Evropës, qëndron sot mes flamujve të kombeve më të zhvilluara të Evropës dhe botës. Sot, ne jemi më afër se kurrë lëvizjes së lirë të qytetarëve shqiptarë në mbarë Evropën dhe më afër progresit të ndejshëm, të thellë, për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, - u shpreh Kryeministri. Z. Berisha u përcolli edhe besimtarëve ortodoksë urimet më të përzemërta në këtë ditë të bekuar të lindjes së shpresës dhe adhurimit. “Të gjithë besimtarëve ortodoksë të Shkodrës dhe mbarë Shqipërisë, besimtarëve të krishterë dhe të gjithë besimtarëve të Zotit, u uroj gëzuar këtë ditë të madhe, këtë ditë të shenjtë, ditë e cila ndryshoi njeriun dhe botën, e mbushi atë me shpresë, me besim, me të ardhme”, - u shpreh Kryeministri. Berisha vuri në dukje: “Lindja e Krishtit ka shënuar një ndryshim të madh për njeriun dhe njerëzimin. Kjo është një ditë frymëzimi për besimin te Zoti dhe tek e ardhmja”. Sipas tij, kjo është një ditë shprese dhe mirëkuptimi për mbarë shqiptarët.