E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet në PD, dy alternativa për çdo post

Ristrukturimi i PD-së përfshin të gjitha postet partiake. Një rivalitet mes figurave qendrore dhe prurjeve të reja në parti. Duket se Topalli, Patozi dhe Bode do të mbajnë sërish postet aktuale në PD, ndërkohë që një gjë e tillë nuk mund të thuhet me siguri për pjesën e sekretariatit funksional të partisë në pushtet. Gjithsesi, edhe tre drejtuesit e lartë të PD-së do të kenë përballë nga një rival në garën e ardhshme, qoftë edhe për të ruajtur postet aktuale.

Për çdo post në Partinë Demokratike do të ketë dy garues, prej të cilëve fitues do të jetë ai që merr shumicën e votave të Këshillit Kombëtar. Faza e tretë e zgjedhjeve brenda partisë në pushtet, që pritet të zhvillohet në fund të muajit janar, përmbyll të gjithë procesin e zgjedhjeve të brendshme. Ristrukturimi i PD-së përfshin të gjitha postet partiake. Mësohet se askush nuk do të konkurrojë i vetëm. Përballë do të ketë rival dhe rivaliteti duket se do të jetë mes figurave qendrore dhe prurjeve të reja në parti. Lideri demokrat, Sali Berisha, pritet të thërrasë gjatë muajit janar mbledhjen e parë të Këshillit të ri Kombëtar për të zgjedhur anëtarësinë e re të kryesisë dhe sekretarin e ri të PD-së. Faza e dytë e zgjedhjeve brenda PD-së kishte të bënte me zgjedhjen e kryetarit të ri të PD-së, ku u rikonfirmua me 99.9 për qind të votave lideri Sali Berisha. Po ashtu, u zgjodh edhe anëtarësia e një prej organeve qendrore të demokratëve, Këshilli i ri Kombëtar, si dhe u miratuan ndryshimet në statusin e partisë. Pas përmbylljes së fazës së dytë të zgjedhjeve të brendshme, demokratët do të festojnë Vitin e Ri, për të vijuar procesin e ristrukturimit të partisë në fund të muajit janar, kohë kur lideri Berisha do të thërrasë mbledhjen e parë Këshillit Kombëtar. KK-ja në bazë të statutit të PD-së voton për anëtarësinë e re prej 25 vetash të Kryesisë së PD-së, si dhe sekretariatin funksional, sekretarin e përgjithshëm dhe dy nënkryetarët e PD-së. Duket se Topalli, Patozi dhe Bode do të mbajnë sërish postet aktuale në parti, ndërkohë që një gjë e tillë nuk mund të thuhet me siguri për pjesën e sekretariatit funksional të partisë në pushtet. Gjithsesi, edhe tre drejtuesit e lartë të PD-së, Topalli, Bode dhe Patozi, do të kenë përballë nga një rival në garën e ardhshme. Një garë kjo, siç duket, për të ruajtur postet aktuale. Demokratët do të votojnë edhe për pjesën tjetër të sekretariatit të partisë. Bëhet fjalë për sekretarin e ri organizativ, atë për çështjet zgjedhore, çështjet juridike, marrëdhëniet me publikun, burimet njerëzore etj. Për të gjitha këto vende do të ketë sërish nga një alternativë të dytë, ndërkohë që kryetari i PD-së, sipas statutit të partisë, ka të drejtë të zgjedhë sekretarin e marrëdhënieve me jashtë, pa të drejtë votimi, si dhe zëdhënësin e ri të PD-së. Kryesia ka të drejtën e ndërhyrjes dhe refuzimit të kandidaturave të përzgjedhura nga organet lokale të partisë. Ajo i propozon Këshillit Kombëtar kandidaturat për përfaqësuesit e saj në postet e larta të pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv. Në bazë të nenit 43 të statutit të ri të PD-së, Kryesia e PDSH-së angazhohet për zbatimin e vendimeve të marra nga Kuvendi dhe Këshilli Kombëtar. Ajo përgatit projekte programesh, platformash dhe çdo kërkesë tjetër që u paraqiten forumeve në emër të saj. Për këtë qëllim Kryesia e PDSH-së mund të ngrejë grupe pune. Kryesia ka të drejtën e ndërhyrjes dhe refuzimit të kandidaturave të përzgjedhura nga organet lokale të partisë. Ajo i propozon Këshillit Kombëtar kandidaturat për përfaqësuesit e saj në postet e larta të pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv. Kryesia, me propozim të kryetarit, emëron koordinatorët tematikë të Komitetit të Orientimit të Politikave. Kryesia ka të drejtë të vendosë për thirrjen e kuvendit për zgjedhje të reja të nëndegës së partisë dhe caktimin e organeve drejtuese të përkohshëm të degës në përputhje me nenin 36. Kryesia emëron sekretarin e degës/nëndegës. Cakton kriteret e përfaqësimit brenda strukturave të PDSH-së, përzgjedh kandidaturat e vendos për to në përputhje me kërkesat e këtij statuti. Miraton anëtarët e Bordit Financiar. Miraton strukturën organike të PDSH-së dhe atë të pagave. Vendimet në kryesi merren me shumicë të thjeshtë të votave në prani të më shumë se gjysmës së anëtarëve të kryesisë. Në rast mossigurimit të kuorumit, mbledhja vijuese e saj për të njëjtin rend dite zhvillohet pavarësisht nga prania e kryesisë.

Anëtarësia e kryesisë së partisë
Neni 42
Kryesia e partisë përbëhet nga:
a. Kryetari dhe nënkryetari (nënkryetarët) i partisë;
b. Sekretari i përgjithshëm;
c. Kryeministri, kryetari i Parlamentit që i përkasin Partisë Demokratike;
d. Kryetari i bordit financiar (Trezorieri i partisë);
e. Kryetari i grupit parlamentar të PD-së në Kuvend;
f. Kryetarët e organizatave partnere;
g. njëzetepesë anëtarë të zgjedhur nga Këshilli Kombëtar sipas përcaktimeve në rregulloren e brendshme. Numri i zonjave fituese të mos jetë më pak se 25%. Në rast se ky kriter nuk plotësohet në renditjen e dalë pas votimit, atëherë renditja e tyre veçohet nga ajo e përgjithshmja.
Mandati i anëtarëve të kryesisë është katërvjeçar.
Kryesia propozon kandidaturat për çdo post

Neni 43
1.-Kryesia e PDSH angazhohet në zbatimin e vendimeve të marra nga Kuvendi e Këshilli Kombëtar. Ajo përgatit projekte programesh, platformash dhe çdo kërkese tjetër që i paraqiten forumeve në emër të saj. Për këtë qëllim Kryesia e PDSH mund të ngrejë grupe pune.
2-Kryesia ka të drejtën e ndërhyrjes dhe refuzimit të kandidaturave të përzgjedhura nga organet lokale të partisë. Ajo i propozon Këshillit Kombëtar kandidaturat për përfaqësuesit e saj në postet e larta të pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv.
3-Kryesia, me propozim të Kryetarit, emëron koordinatorët tematikë të Komitetit të Orientimit të Politikave.
4.-Kryesia ka të drejtë të vendosë për thirrjen e Kuvendit për zgjedhje të reja të nëndegës së partisë dhe caktimin e organeve drejtuese të përkohshëm të degës në përputhje me Nenin 36.
5-Kryesia emëron sekretarin e degës/nëndegës.
6-Cakton kriteret e përfaqësimit brenda strukturave të PDSH, seleksionon kandidaturat e vendos për to në përputhje me kërkesat e këtij Statuti.
7-Miraton anëtarët e Bordit Financiar.
8-Miraton strukturën organike të PDSH dhe atë të pagave.
Vendimet në kryesi merren me shumicë të thjeshtë të votave në prani të më shumë se gjysmës së anëtarëve të kryesisë. Në rast mos sigurimit të kuorumit mbledhja vijuese e saj për të njëjtin rend dite zhvillohet pavarësisht nga prezenca
Kryesisë ka të drejtë t’i adresohet, veç secili prej anëtarëve të saj, edhe çdo kryesi dege, grup-dege, organizatë partnere.

Si zgjidhet Kryesia e PD-së
Neni 41
Pika, b. Këshilli Kombëtar zgjedh ndërmjet anëtarëve të tij të dalë nga kuvendi, me votim të fshehtë njëzetepesë anëtarët e kryesisë së partisë nga një listë ku numri i kandidatëve të mos jetë më pak se 1.5 herë më i madh se numri i vendeve që kërkohen.
Pika c. Këshilli Kombëtar zgjedh/shkarkon ndërmjet anëtarëve të tij të dalë nga Kuvendi Kombëtar, me votim të fshehtë:
I. Sekretarin e përgjithshëm dhe sekretarët funksionalë;
II. Nënkryetarët e Partisë;
III. Kryetarin e Bordit Financiar të Partisë;
IV. Komisionin Qendror të Apelimit.

Nënkryetarët e partisë
Neni 47
1-PDSH ka dy nënkryetarë të cilët zgjidhen sipas përcaktimeve të nenit 41 të këtij statuti.
2-Në mungesë të zgjatur të kryetarit dhe me autorizim të tij, njeri prej tyre zëvendëson kryetarin. Në mungesë të këtij autorizimi (dorëheqje, etj.), sekretari i përgjithshëm mbledh Këshillin Kombëtar i cili komandon nënkryetarin që do të drejtojë partinë deri në vendimin përfundimtar të Kuvendit Kombëtar.
3-Kryetari i grupit parlamentar është njëri prej tyre, ndërsa nënkryetari tjetër është i deleguari i kryetarit.

Sekretari i përgjithshëm
Neni 48
Sekretari i përgjithshëm organizon funksionimin e përditshme të partisë dhe përgjigjet për organizimin e saj. Ai paraqet çdo vit raportin e veprimtarive të kryesisë qendrore para Këshillit Kombëtar. Ai ndihmohet në punën e tij nga sekretarët funksionalë.
Sekretari i përgjithshëm zgjidhet çdo katër vjet në përputhje me nenin 41 të statutit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›