PS vendos: Jo bojkotit. Meta: Opozita me hipokrite Rozeta Rapushi
Opozita hyri dje ne Kuvend, vetem per te theksuar se do t'i rikthehet protestave per voten e lire, situaten ekonomike dhe ate ne drejtesi. Ndersa ne Kuvend do te vijoje luften per transparencen e zgjedhjeve te 28 qershorit. Qendrimi u be publik dje nga deputeti socialist, Namik Dokle, i cili ne emer te grupit socialist kerkoi serish transparence te votave ne zgjedhje. "Populli opozitar nuk mund te pranoje nenshtrimin ndaj keq-qeverisjes dhe ne do te jemi bashke me popullin ne protesta, per te fituar te drejten e shkelur te transparences per te gjitha kutite e mbyllura, nga kutia e zgjedhjeve tek kutia e ekonomise, e drejtesise, e lirise se levizjes, e konkurrences se ndershme dhe e medias se panenshtruar. Ne Parlament, do te vazhdojme te kerkojme me durim dhe kembengulje, para se gjithash e mbi gjithcka, te drejten e transparences se plote e te pakufizuar", beri te ditur ai, duke u larguar menjehere nga seanca se bashku me te gjithe deputetet socialiste. Sipas tij, ne emer te PS-se, vetem permes transparences, Kuvendi duhet t'i hape Shqiperise rrugen e integrimit te plote evropian. Teper kritik ndaj braktisjes se seances nga opozita, zevendeskryeministri Ilir Meta, tha se opozita socialiste eshte me hipokritja ne bote. Sipas tij, ishte kjo parti politike e cila qellimisht beri nje reforme elektorale per te lene aleatet e saj jashte Kuvendit, per t'i zhdukur ata. "Keta nuk duan transparence por duan te destabilizojne vendin. Kerkojne te mbajne peng Kuvendin dhe te cojne ne burg komisioneret", akuzoi Meta. Sipas tij, kur LSI ishte ne greve urie per ndryshimet e Kodit Zgjedhor, te bera nga Rama, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli vinte ne salle per ta, socialistet donin t'i nxirrnin jashte me zor. Meta akuzoi se socialistet, ata 30 biznesmene qe jane ne grupin parlamentar, sipas tij nuk duan te hapin kutite por te mbajne peng Kuvendin dhe reformat si ligji per Gjykaten Administrative. "Ata nuk duan zgjidhje te kesaj situate, ata nuk kane ardhur ne Parlament dhe nuk kane bere asnje leshim, por kane ardhur ne Parlament per te shpetuar mandatet e 30 biznesmeneve qe kane ne grupin e tyre parlamentar. Duan te mbajne peng Parlamentin dhe te instalojne nje precedent destabilizues, te perhershem ne kete vend", tha Meta. I tere debati per ceshtje jashte rendit te dites ne seancen e djeshme, vijoi me akuzat e mazhorances ndaj socialisteve, qe braktisen sallen. Kreu i grupit demokrat, Astrit Patozi, e ftoi opoziten te vije dhe te marre pjese ne Komisionin Hetimor per transparencen e zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit, per te dhene kontributin e saj. Numri nje i deputeteve demokrate, u kerkoi opozitareve qe te heqin dore nga ultimatumet dhe theksoi se permes kercenimit nuk mund te detyrojne qeverine qe te shkele ligjin. "Jeni te lire per te hyre dhe per te dale nga Kuvendi sa here te doni, per te bere protesta sa here te doni, por daret e ligjit do te veprojne mbi cdo agresor qe do te cenoje rendin kushtetues", tha Patozi. Ftesa e Patozit, erdhi ne nje kohe kur Dokle ne emer te grupit socialist, tha ne menyre te prere ne fillim te seances se "PS refuzon kategorikisht komisionin e njeanshem dhe te padobishem, dhe per me teper, te grabitur ketu ne parlament nga votat e mandateve te vjedhura ne te gjithe Ruzhdiet e Shqiperise". Dokle refuzoi gjithashtu dhe shpikjet, sic i quajti ai, hetimin me 100 apo 1000 prokurore.
Hetimi
Mbetet pezull Komisioni Hetimor per transparencen e zgjedhjeve te 28 qershorit. PS beri te qarte dje se nuk do te marre pjese ne menyre kategorike, ne nje hetim te tille. Nderkohe qe mazhoranca ftoi opoziten te ulet dhe te hetoje.