E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: “Vlora do të ketë një nga portet më të mëdha në Mesdhe”



Këshilli i Ministrave miratoi, gjatë mbledhjes së djeshme, vendimin për përcaktimin e autoritetit kontraktues për ndërtimin e portit të kontenierëve në Pyllin e Sodës, në Vlorë.
Kryeministri Berisha tha se për shkak të thellësisë së ujërave të saj, Vlora do të ketë një nga portet më të mëdha të Mesdheut. “Një kompani e madhe britanike tregon interes për të ndërtuar në Vlorë një nga portet më të mëdha të Mesdheut. Vlora është përmendur me qindra e mijëra herë si vendi më i përshtatshëm për portin më të madh të vendit, për shkak të thellësisë së ujërave. Por i takoi qeverisë sonë që këtë ëndërr ta shndërrojmë në realitet. Vlora do të ketë një nga portet më të mëdha të kontenierëve të Mesdheut. Porti do të jetë në zonën e Pyllit të Sodës. Kjo zonë, së shpejti, do të ketë infrastrukturën më të mirë, autostradën me katër korsi, hekurudhën, të gjithë infrastrukturën e nevojshme të transportit dhe nuk përjashtohet mundësia të ketë edhe aeroportin dhe do ta ketë”, - është shprehur kryeministri Berisha.

28 Janar 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›