E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjidhen drejtuesit e rinj të Shoqatës Shqiptare të Bankave



Asambleja e Përgjithshme e Shoqatës Shqiptare të Bankave (AAB), në mbledhjen e saj të djeshme votoi unanimisht për zgjedhjen e Libero Catalano drejtor të Përgjithshëm të Bankës Italiane të Zhvillimit (BIS Banca), si kryetar i Shoqatës Shqiptare të Bankave dhe Oliver Whittle, drejtor i Përgjithshëm i Raifeisen Bank-Albania, si nënkryetar i saj. Catalano zëvendëson në këtë post Edvin Libohovën, kryetar Bordi i Bankës Popullore. Komiteti Ekzekutiv zgjodhi Borislav Kostadinov drejtor të Përgjithshëm i ProCrerit Bank dhe Gazmend Kadriu, drejtor i Përgjithshëm i Union Bank, si anëtarë të tij. Aktualisht Komiteti Ekzekutiv i AAB-së përbëhet nga: 1. Libero Catalano, kryetar; 2. Oliver Whittle, nënkryetar; 3. Abdul Waheed Alavi, anëtar; 4. Borislav Kostadinov, anëtar; 5. Gazmend Kadriu, anëtar.

Qeveria miraton masat e sigurisë për gazin dhe naftën

Qeveria miratoi dje në mbledhjen e saj të radhës vendimin “Për masat e sigurisë së përdorimit të gazit dhe naftës në vend”. Vendimi do të ndikojë në rritjen e shkallës së sigurisë në vend. Në mbledhjen e djeshme të qeverisë, kryeministri Sali Berisha e vlerësoi këtë vendim si, “një bazë të re për sigurinë nga impiantet e shpërndarjes së këtyre lëndëve". Sipas tij, "vendimi përcakton kriteret, detyrimet dhe masat që rrisin në mënyrë të ndjeshme shkallën sigurisë. Ai vjen pas një pune disamujore të studimit të këtij problemi nga ministria përkatëse dhe që sot konkretizohet me këtë vendim shumë të rëndësishëm, i cili duhet të ndikojë në rritjen e shkallës së sigurisë në vend".

Gjermania, paketë 50 miliardë euro për krizën ekonomike

Gjermania ka miratuar sërish një paketë të re ndihme për të përballuar krizën financiare që ka kapur edhe këtë gjigant të ekonomisë europiane. Kabineti i kancelares gjermane, Angela Merkel, e ka miratuar planin e ri stimulues prej 50 miliardë eurosh të hartuar për ta ndihmuar ekonominë. Plani parasheh investime në infrastrukturë, ulje të taksave, reduktime në kontributet shëndetësore dhe bonuse për familjet me shumë fëmijë. Masat duhet të miratohen edhe nga të dyja dhomat e Parlamentit. Plani që vjen pas atij të mëparshmit, me vlerë prej 31 miliardë eurosh, e çon në total në 80 miliardë shumën e ndihmës për ekonominë e Koalicionit të Madh Gjerman.

28 Janar 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›