Qeveria miraton legalizimin e 3859 objekteve pa leje
Këshilli i Ministrave miratoi, gjatë mbledhjes së djeshme, legalizimin e 3859 objekteve pa leje në Qarkun e Tiranës, Shkodrës, Elbasanit, Vlorës, Beratit e Durrësit. Nga vendimi i djeshëm i qeverisë realizohet kalimi i pronësisë së truallit te pronarët e objekteve në Qarkun e Tiranës për 672 parcela ndërtimore. Në Qarkun e Shkodrës bëhet kalimi i pronësisë së truallit te pronarët e objekteve për 405 parcela ndërtimore. Në Qarkun e Elbasanit bëhet kalimi i pronësisë së truallit te pronarët e objekteve për 1 526 parcela ndërtimore. Në Qarkun e Vlorës bëhet kalimi i pronësisë së truallit te pronarët e objekteve për 690 parcela ndërtimore. Në Qarkun e Beratit bëhet kalimi i pronësisë së truallit te pronarët e objekteve për 56 parcela ndërtimore. Në Qarkun e Durrësit bëhet kalimi i pronësisë së truallit te pronarët e objekteve për 510 parcela ndërtimore. Qeveria ngarkon Agjencinë e Legalizimit për nënshkrimin e kontratave të shitblerjes.
28 Janar 2009