Brindizi, kapet shqiptari me 15 kg mariuanë
Policia e portit të Brindizit ka vënë në pranga një shqiptar, pasi në mjetin që ai drejtonte janë zbuluar 15 kg mariuanë. Droga është gjetur në një autobus, që kishte zbarkuar në Brindizi nga një traget që vinte nga Shqipëria. Nuk bëhet i ditur identiteti i të arrestuarit.
BRINDIZI- 15 kilogram mariuanë me vlerë monetare prej 110 mijë euro, janë sekuestruar sot në portin e Brindizit. Droga ishte fshehur në bagazhin e një autobusi të zbarkuar në port nga një traget që vinte nga Shqipëria.
Lënda narkotike ishte ndarë në 14 pako të ambalazhuara.
Shoferi shqiptar është arrestuar menjëherë, por identiteti i tij nuk bëhet i ditur.
Ndërkohë policia italiane ka nisur menjëherë hetimet për të zbuluar pjesëmarrës të tjerë të trafikimit të mariuanës, nga Shqipëria drejt Italisë.
(e.n/Balkanweb)