Meta: Rama, po kërcënon në emër të popullit
Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ka reaguar ndaj deklaratave të kreut të PS-së Edi Rama duke e akuzuar këtë të fundit se po kërcënon në emër të popullit.
Në një konferencë për shtyp kreu i lSI-së Meta theksoi se Rama po përdor termin “popull” për t`u fshehur nga e vërteta që sipas tij është marrja e pushtetit me dhunë.
Ai gjithashtu akuzoi kreun e PS-së Rama se po bën presion për të mbajtur bashkinë e Tiranës.
Duke iu referuar seancës parlamentare të së hënës kreu i LSI-së Meta theksoi se Rama i ktheu deputetët e PS-së në “banditë parlamentarë”.
Gjithashtu Meta i bëri thirrje kreut të opozitës Rama që t`i kthehet dialogut politik dhe tëm os qëndrojë peng i bandave.