Dule: Të bashkohemi për të ardhmen evropiane

Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule u ka bërë apel qytetarëve të bashkohen në demostratën e 21 janarit për të ardhmen evropiane të vendit.
Në një konferencë për shtyp Dule ka dënuar “shfaqjen e shëmtuar” të kryeministrit Berisha gjatë seancës së të hënës në parlament.
“Duhet të shprehim vendosmëri për një demokraci funksionale, shtet të së drejtës, votë të lirë dhe frymë everopiane. Berisha nuk mund të ndryshojë asgjë duke mbyllur sytë përpara realitetit. Në politik dallimi i realitetit, dallon burrat e shtetit nga njerëzit e përditshëm”, theksoi Dule.