E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Zgjedhjet lokale vota do numerohet me korrektese

/ /

Kryeministri Sali Berisha mori pjese dje ne Durres ne festimet e 20 vjetorit te themelimit te PD-se ne kete qytet nga ku ai deklaroi se per zgjedhjet e aferta lokale qeveria do te garantoje nje proces te ndershem. Ai u shpreh i sigurt drejt fitores me vizion te kesaj qeverie. Zgjedhjet lokale po trokasin qytetare dhe qytetare te Durresit le te deshmojme ne se do te bejme zgjedhjet te lira dhe te ndershme dhe une ju garantoj ju se qeveria do te beje cdo gje qe ju qe cdo qytetar i ketij vendi te votoje i lire ne vullnetin e tij qe vota e tij te numerohet me korrektesen me te madhe ky eshte kushti i kushteve per te ecur drejt te ardhmes ndaj dhe ne le te ecim te sigurt ne konsolidimin e lirive tona te ecim te sigurt drejt zgjedhjeve te lira e te ndershme te ecim te sigurt drejt fitores sone ne Durres dhe mbare Shqiperine tha Berisha. Duke sjelle ne kujtesen e shqiptareve zhvillimet kryesore dhe ato politike te ketyre 20 vjeteve kryeministri i vendit Sali Berisha pohoi se edhe pse vendi ndodhej nen protektoratin e pushtetit komunist arriti te shpetoje duke qene i lire. Me tej ai ka theksuar se partia e drejtuar prej tij ishte ajo qe 20 vjet me pare rrezoi regjimin komunist nderkohe qe sot ishte ajo qe realizoi anetaresimin e Shqiperise ne NATO. Sot kemi te drejte te krenohemi pasi jemi 20 vjet drite larg 20 vjeteve me pare. Shqiptaret te cilet 20 vjet me pare ne kufijte e tyre i prisnin pritat e kallashnikoveve te regjimit mizor sot levizin pa viza te lire ne mbare Europen. Problemet tuaja do te jene ceshtja me madhore e punes sone tha ai. l.m

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›