E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grupi i LSI-se i jashteligjshem ska propozuar asnje ligj

Grupi parlamentar i LSI-se perbehet nga gjashte anetare ne nje kohe kur rregulloja kerkon qe te jene shtate


Partia Levizja Socialiste per Integrim perfaqesohet ne Parlamentin shqiptar nga grupi parlamentar me te njejtin emer i cili eshte perbere deri ne shtator te vitit 2010 nga shtate deputete prej te cileve kater deputete te Levizjes Socialiste per Integrim dhe tre te tjere deputet te Partise Demokratike. Kryetari i grupit parlamentar te Levizjes Socialiste per Integrim eshte z. Lefter Koka ndersa z.


Nasip Naco mban postin e zv.kryetarit te grupit nderkohe deputetet Ilir Meta dhe Dritan Prifti jane anetare te ketij grupit te cilet se bashku me deputetet demokrate Ismail Hoxha Rajmond Hoxha dhe Paulin Sterkaj perbejne formalisht kete grup parlamentar.


Dy anetaret e ketij grupi parlamentar z. Prifti dhe z. Sterkaj te larguar gjate vitit 2010 kane krijuar probleme teknike dhe ligjore per funksionimin e ketij subjekti parlamentar i cili aktualisht vepron ne kushtet e shkeljes se Rregullores se Kuvendit te Shqiperise pasi me gjithe afrimin ne kete grup te ish-deputetit socialist z. Vangjel Tavo perseri nuk respektohet percaktimi ligjor per perberjen e grupit me 7 anetar.


Grupi parlamentar Levizja Socialiste per Integrim nuk ka ne perberje te tij asnje anetare grua. Si force politike pjese e mazhorances qeverisese Levizja Socialiste per Integrim ka pergjegjesi te drejtperdrejte ne vendimmarrjen legjislative. Kesisoj grupi parlamentar i kesaj partie ka te drejte te jete iniciator nismash ligjore.


Per sesionin e pare e te dyte te legjislatures se XVIII-te grupi parlamentar Levizja Socialiste per Integrim ne baze te dhenave te siguruara nga Kuvendi i Shqiperise dhe nga subjektit politik LSI rezulton te mos kete paraqitur ne Kuvendin e Shqiperise asnje nisme ligjore.


Levizja Socialiste per Integrim

Nga monitorimi i seancave plenare nga skuadra Une Votoj rezulton se Levizja Socialiste per Integrim ka prekur me platformen e saj elektorale 11 nga 143 nisma ligjore ose 7.7 te ligjeve te miratuara ne Kuvendin e Shqiperise te monitoruara nga skuadra Une Votoj qasin premtimet elektorale te ketij subjekti politik ne fushaten zgjedhore te vitit 2009.


Sondazhi ka treguar se shqiptaret kane nje agjende krejt tjeter nga ajo e partive politike dhe Kuvendit

Shqiptaret te shqetesuar per ekonomine jo politiken

Politikanet shqiptare kane debatuar ashper gjate ketij viti per ceshtje nga me abstraktet dhe asnjehere per vete qytetaret. Agjenda e tyre eshte e mbushur me tema politike qe shnderrohen ne debate te karakterit personal ndersa prioritetet e qytetareve jane nje gje teresisht tjeter.


Sondazhi i Une Votoj ka nxjerre ne pah se qytetaret shqiptare kane nje tjeter agjende dhe ne krye te saj nuk qendron as statusi i vendit kandidat dhe as levizja e lire por papunesia. Pikat e tjera ne agjenden e shqiptareve jane zhvillimi ekonomik varferia cmimet e larta korrupsioni infrastruktura kujdesi shendetesor dhe arsimi
Karakteristike e ketij sondazhi eshte se qytetaret kane shprehur si paresore disa probleme te drejtperdrejta me te cilat perballen ne perditshmerine e tyre.


Per kete arsye megjithese ne menyre indirekte shume nisma ligjore mund te prekin ne menyre periferike keto probleme Skuadra Une Votoj ka paraqitur vetem nismat ligjore qe ofrojne rregullim apo zgjidhje te drejtperdrejte te ketyre problemeve. Jane 21 nisma ligjore qe qasin problemet e evidentuara si akute nga qytetaret nga 143 nisma gjithsej te cila kane marre rrugen e zgjidhjes pra 14.6 e shqetesimeve te qytetareve jane adresuar nga mazhoranca ne Kuvend.


Ashtu sic konstatohet gjendja e ekonomise vazhdon te mbetet nje nga ceshtjet qe shqeteson me shume shqiptaret Papunesia zhvillimi ekonomik niveli i varferise dhe inflacioni perceptohen si kategorite me problematike - thuhet ne raport.


Deputetet Antikomformiste


Kjo pjese e raportit paraqet rastet kur deputete te grupeve te ndryshme parlamentare ne menyre individuale ose ne grupe te vogla kane votuar ndryshe nga pjesa tjeter e grupit parlamentar apo koalicionit para dhe paszgjedhore ku bejne pjese.

Partia Demokratike

Z. Sokol Olldashi ka abstenuar gjate votimit te projektligjit Per Autoritetin Rrugor Shqiptar ndersa pjesa tjeter e grupit parlamentar ka votuar pro ketij projektligji.

Z. Bedri Hoxha ka votuar kunder projektligjin Per ratifikimin e Marreveshjes se Bashkepunimit ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se Republikes se Greqise per kerkimin zhvarrimin identifikimin dhe Varrimin e Ushtarakeve Greke te rene ne Shqiperi gjate Luftes greko-italiane te viteve 1940-1941 dhe per ndertimin e vendprehjes per ta brenda territorit te Republikes se Shqiperise ndersa grupi i tij parlamentar ka votuar pro.

Z. Lefter Maliqi ka abstenuar ne votimin e projektligjit Per ratifikimin e Marreveshjes se Bashkepunimit ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se Republikes se Greqise per kerkimin zhvarrimin identifikimin dhe varrimin e ushtarakeve greke te rene ne Shqiperi gjate luftes greko-italiane te viteve 1940-1941 dhe per ndertimin e vendprehjes per ta brenda territorit te Republikes se Shqiperise ndersa grupi i tij parlamentar ka votuar pro.

Z. Mark Marku ka abstenuar gjate votimit te projektligjit Per perdorimin dhe shfrytezimin e tokave bujqesore te pakultivuara nderkohe qe grupi i tij parlamentar e ka miratuar kete projektligj.

Partia Republikane

Z. Fatmir Mediu ka abstenuar projektligjin Per disa ndryshime ne ligjin nr. 9235 date 29.7.2004 Per kthimin dhe kompensimin e prones te ndryshuar nderkohe mazhoranca e ka votuar pro kete projektligj.

Z. Fatmir Mediu ka votuar kunder projektligjin Per nje shtese ne ligjin nr. 8053 date 21.12.1995 Per kalimin ne pronesi pa shperblim te tokes bujqesore ndersa mazhoranca ka votuar pro kesaj nisme ligjore.
Z. Fatmir Mediu ka abstenuar ne votimin per projektligjin Per perdorimin dhe shfrytezimin e tokave bujqesore te pakultivuara ndersa mazhoranca e ka votuar pro kete projektligj.

Partia per Drejtesi dhe Unitet

Z. Shpetim Idrizi ka votuar kunder projektligjin Per ratifikimin e marreveshjes se bashkepunimit ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se Republikes se Greqise per kerkimin zhvarrimin identifikimin dhe varrimin e ushtarakeve greke te rene ne Shqiperi gjate luftes greko-italiane te viteve 1940-1941 dhe per ndertimin e vendprehjes per ta brenda territorit te Republikes se Shqiperise ndersa mazhoranca ka votuar pro kete projektligj.

Z. Dashamir Tahiri ka votuar kunder projektligjin Per ratifikimin e marreveshjes se bashkepunimit ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se Republikes se Greqise per kerkimin zhvarrimin identifikimin dhe varrimin e ushtarakeve greke te rene ne Shqiperi gjate luftes greko-italiane te viteve 1940-1941 dhe per ndertimin e vendprehjes per ta brenda territorit te Republikes se Shqiperise ndersa mazhoranca ka votuar pro kete projektligj.

Partia Socialiste

Z. Dashamir Peza ka abstenuar gjate votimit te projektligjit Per dhenien e lejes se hyrjes dhe te qendrimit te perkohshem ne territorin e Republikes se Shqiperise te nje force ushtarake turke ndersa i gjithe grupi parlamentar i tij e ka perkrahur kete projektligj.

Z. Astrit Beci ka abstenuar ne votimin e projektligjit Per disa shtesa ne ligjin nr. 8976 date 12.12.2002 Per akcizat te ndryshuar ndersa grupi i tij parlamentar ka votuar kunder.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›