Vijojnë negociatat për hetimin, opozita edhe dje larg kompromisit
Deklaratat formale/Negociatorët e PD-së dhe PS-së vijojnë takimet për kompromisin
Negociatorët e dy partive kryesore politike, Ilir Rusmali dhe Viktor Gumi, deputetë të PD-së dhe Fatmir Xhafaj e Damian Gjiknuri, deputetët të PS-së, i vijuan sërish dje negociata për të arritur kompromisin për hetimin e 28 zgjedhjeve të qershorit. Të mbledhur pasdite në mjediset e Kryesisë së Kuvendit, palët kanë diskutuar për rreth dy orë rreth varianteve të hedhura në seancën e fundit parlamentare. Mësohet se në përfundim të takimit, nuk ishte gjetur ende kompromisi, duke qenë se PS-ja, nuk pranon të shtohet cilësimi, që hetimi të kryhet në bazë të Kodit Zgjedhor dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.
Takimet mes palëve do të vijojnë mbledhjen jashtë radhe me qëllim arritjen e një pike takimi deri të hënën
Ndërsa ligjvënësit debatojnë për hetimin e zgjedhjeve të vitit të shkuar, KQZ-ja po përgatitet të vendosë më 29 dhjetor hapjen e kutive të materialeve zgjedhore që u përdorën pikërisht në këtë proces. Po ashtu në këtë vendimmarrje do të përcaktohen edhe modalitetet e djegies së fletëve të votimit dhe dërgimin e materialeve zgjedhore në Arkivin e Shtetit.