E Shtunë, 31 Tetor 2026

Panairi i Klik Ekspo Group

Dhjetëra automjete të kompanive të ndryshme kanë surprizuar publikun pjesëmarrës në Edicionin e 16-të të Panairit Ndërkombëtar në Tiranë. Rreth 20 kompani të prodhimit dhe tregtimit të automjeteve, kanë ekspozuar mjetet e tyre, duke nisur që nga ato më të voglat e deri te mjetet e sofistikuara ushtarake, apo tregtarel. Në sheshin përpara Pallatit të Kongreseve, ku dhe Klik Ekspo Group ka ngritur qendrën e Panairit Ndërkombëtar, qytetarët shqiptarë dhe vizitorët e huaj kanë parë modelet më të fundit të "Mercedez Benz", "Fiat", "Audi", "Skoda" apo mjeteve "Volkswagen" për qëllime tregtare. E gjithë hapësira prej qindra metra katrorë, para Pallatit të Kongreseve ishte organizuar si një autosallon i vërtetë, i paorganizuar më parë në Shqipëri. Automjetet e reja, luksoze dhe të modeleve e ngjyrave të ndryshme u kanë marrë shumë kohë të interesuarve. Në këtë "Autosallon" të organizuar nga Klik Ekspo Group, për publikun ishin të pranishme të gjitha ofertat që nga ato prej 9 mijë euro, e deri të mjetet superluksoze me çmime mbi 100 mijë euro. "Mercedez Benz" kishte reklamuar mjetet e prodhuara gjatë dy viteve të fundit. Sipas përfaqësuesve të Auto Star Albania, vizitorët në Edicionin e 16-të, janë tërhequr shumë nga modeli E-class. Po kështu, dhe për modelet R-Class, ML, apo GL ka pasur interes dhe blerje. Duke kaluar më tej, në shfaqje, modeli 500 i Fiat ishte ndër më të kërkuarit në Pavijonin e Anas Group. "Por edhe modelet tregtare, apo "Croma" dhe "Bravo", apo "Punto" e re ishin ndër më të vizituarat", thotë një prej përfaqësuesve të Anas Group. Pothuajse të gjithë vizitorët në Panair janë mahnitur nga versioni S-Line në të gjitha markat e AUDI. Q7 e re, TT dhe modelet e prezantuara nga Porsche Albania ishin ato që u lakmuan nga publiku dhe blerësit, kryesisht të moshave të reja. "Prosche Albania" ka sjellë surpriza dhe për familjet shqiptare në Panairin e Klik Ekspo Group. Modelet e makinave ekonomike të "Seat", apo "Skoda" ishin në top-listën e të kërkuarave dhe të shiturave.

Mjetet tregtare

Një pjesë e veçantë e sallonit të automjeteve ishte ai i kushtuar mjeteve tregtare, industriale dhe atyre për qëllime ushtarake apo emergjencave civile. "Tatra", me prezencën e saj, i është rikthyer tregut shqiptar. Qëllimet e "Tatra" janë të qarta, të hyjë në tregun e mjeteve të rënda, si ushtarake ashtu dhe atyre për përdorim tregtar e industrial. "Kemi takuar shumë persona të rëndësishëm në Shqipëri. Të gjithë e njohin "Tatra"-n, kompani që ndërton automjete dhe kamionë të ndryshëm. Ne ndërtojmë mjete për të gjitha terrenet dhe ambientet. "Tatra" i ka shitur shtetit të Shqipërisë para shumë vitesh rreth 500 automjete për qëllime të ndryshme. Arsyeja që kemi ardhur në Shqipëri është se ju e njihni "Tatra". Ushtria juaj tashmë është pjesë e NATO-s dhe ju keni nisur modernizimin. Ne mendojmë se ka vend për ne dhe mjetet tona në vendin tuaj, si në ushtri ashtu dhe në jetën civile", tha gjeneral Pavel Stefka, përfaqësues i TATRA. Në të njetin pavijon ka ekspozuar mjetet krejt të veçanta dhe kompania "Gimaex". E pranishme me një shumëllojshmëri, kompania e parë në Francë në tregun e prodhimit të pajisjeve të mbrojtjes kundra zjarrit ka tërhequr vëmendjen e qindra vizitorëve dhe kompanive në Edicionin e 16-të të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës. "Gimaex" që prej fillimit të shekullit të 20-të ka luftuar me flakët duke njohur suksese e marrë falënderime nga miliona njerëz. Modifikojnë të gjitha llojet e mjeteve duke u marrë vetëm shasinë. Janë të parët në Francë dhe të dytët në botë. Kjo kompani u prezantua edhe në demonstrimin e zhvilluar në Zall Herr "Siguri, Armatime, Teknologji dhe emergjenca", në kuadër të prezantimit nga shoqëria Klik Ekspo Group të Panairit të parë të specializuar të Sigurisë dhe të Mbrojtjes, Albanian Military Exhibition (ALMEX). Ky aktivitet i madh do të zhvillohet në tetor 2010 me pjesëmarrjen e emrave më të mëdhenj të industrisë së armatimit në botë. "Kjo kompani ishte dhe është e para në tregun e prodhimit të mjeteve zjarrfikëse në Francë dhe Europë", thotë Harris Murtesiq, përfaqësues i "Gimaex". Përkrah mjeteve tregtare dhe ushtarake ishte dhe "Iveco", me mjetet për transport njerëzish, transport mallrash dhe qëllime të tjera.

Limuzinat

"Albania Limo" ka ofruar për të gjithë ata që duan të festojnë limuzinat më luksoze në botë. Kështu "Cadillac", modelet "Escalade", "Mercedes Benz" apo dhe makina të tjera u ofruan për dasma, party, dhe raste të tjera. Prej disa vitesh, "Albania Limo" është kompania më e suksesshme në tregun e dhënies së automjeteve me qira.

Sea & Ski

Kompani Sllovene, për herë të parë në Shqipëri ka sjellë mjete krejt të veçanta dhe të ende të papara nga publiku. Sea & Ski që shet motorë uji, për terrene të vështira, si dhe motorë për dëborë. Tregtimi dhe dhënia me qera e mjeteve borëpastruese, automjeteve me dy rrota, motorëve kubikë të uji që është aktiviteti kryesor i kompanisë. Gjithashtu, Sea & Ski është përfaqësues zyrtar i Hummer amerikan për Slloveninë. Po kështu shet dhe markat prestigjioze si "Cadillac" dhe "Corvette". Drejtuesit sllovenë të kësaj kompanie kanë vlerësuar maksimalisht Panair Ndërkombëtar. Ata thanë se kanë realizuar kontrata shitje, kryesisht për motorët e ujit, por më e rëndësishme ishte gjetja e partnerëve tregtarë me qendër në Tiranë. Sipas tyre, finalizimi i Kontratave të bashkëpunimit në biznes ishte një ndër arritjet më të mëdha në Shqipëri.

"Autostar Albania" me "Mercedes Benz"

Shet automjete për shërbim dhe përdorim personal. Tregton automjete për qëllime dhe në shërbim të industrisë. Mjete për transport urban, ushtarak dhe mjekësor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›