E Diel, 1 Nëntor 2026

Hu Jintao ne Washington. Bisedimet fokusen tek ekonomia

I përshendëtur me 21 të shtëna topi, presidenti kinez Hu Xhintao ka nisur vizitën e tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai u prit fillimisht nga presidenti amerikan Barak Obama në një takim në zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë dhe më pas ka zhvilluar një sërë të tjera më industrialistë amerikanë.

Obama vlerësoi vizitën e kreut të shtetit kinez ndërsa u shpreh se takimi hodhi bazat e bashkëpunimit mes dy vendeve për 30 vitet e ardhshme. Shefi i Shtëpisë së Bardhë nuk la jashtë vëmendjes çështjen e të drejtave të njeriut duke thenë se ato të të garantohen dhe mbrohen për të gjithë. Obama tha se SHBA dhe Kina kanë një interes të madh për arritjen e suksesit reciprok dhe se mund të mësojnë nga njëra- tjetra.

Nga ana tjetër presidenti kinez Xhintao u shpreh se të dyja vendet duhet të punojnë fort për zhvillimin dhe paqen në botë. Për kryeqeveritarin kinez vizita e tij mund të hapë një kapitull të ri në marrëdhëniet Kinë- SHBA, duke nënvizuar se bashkëpunimi mes dy vendeve ka një kuptim strategjik.

Mbas Washingtonit, presidenti kinez do të vizitojë qendrën veriore amerikane të biznesit dhe të premten Çikagon, qytetin e tretë më të madh në Amerikë, përpara se të kthehet në Pekin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›