Berisha: Zhvillim turizmit në zonat malore
FUSHË KRUJË- Zhvillimi i zonave malore dhe kthimi i tyre në destinacione turistike është theksuar ditën e sotme nga kryeminsitri Berisha , i cili ka inaguaruar aksin rrugor Fushë Krujë -Krujë- Sarisalltik, e njohur si rruga e malit të Krujës e cila të con në malin e shenjtë të Sarisalltikut.
“Shpreh sot gëzimin e madh, kënaqësinë time të inaguroj sot këtë rrugë, në majën e cila sjell këtu, në ballkonin e Skënderbeut, në majën e malit të Krujës, në vendin e Shenjtë të Sarisalltikut. Vitet në vazhdim kjo qeveri do të bëjë gjithcka që ti shndërrojmë malet në zonat më tërheqëse turistike të vendit. Që malet e këtij vendi, nga vende mundimi dhe skamje të shndërrohen në vende dëfrimi dhe mëkëmbje”,- deklaroi Berisha.
Pas ceremonisë së inagurimit të rrugës kryeministri Berisha vizitoi teqenë e vendit të shenjtë në Sarisalltik, ku kryhen edhe ritet fetare. Më pas kryeministri vizitoi dhe selinë e Kryegjyshatës Bektashiane në Krujë, ku u takua me përfaqësuesit e komunitetit Bektashian të Krujës të cilët e uruan për ditëlindjen.
Rruga e Sarisalltikut është e njohur ehde për pelegrinazhin e pandërprerë të mijra besimtarëv dhe turistëve që vizitojnë këtë vend të shejtë.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)