Kriza ekonomike, të 'indinjuarit' protesta në të gjithë botën
SPANJË- Tubime dhe manifestime mbahen sot në të gjithë botën nga të ashtuquajturit "indignados", të indinjuarit, lëvizja që lindi 5 muaj më parë në Spanjë kundër valës së krizës ekonomike.
Sipas organizatorëve 952 qytete në më shumë se 82 vende të botës bëhen pjesë e kësaj nisme. Kështu pritet të ketë tubime në New York, Londra, Frankfurt, Madrid, Athinë, Tel Aviv, Romë e shumë qytete të tjera.
Kështu në kryeqytetin Italian, me thirrjen “Borxhin nuk e paguajmë ne” dhjetra mijëra të indinjuar do të pushtojnë rrugët e qendrës së Romës kundër politikave ekonomike të qeverive europiane, bankave dhe institucioneve ndërkombëtare financiare.
Një ditë më parë, mijëra të rinj sulmuan me bojë dhe vezë selitë e bankave në Milano si dhe Fininvest, institucionin financiar që drejtohet nga familja e Silvio Berluskonit.
Në Athinë, kryeqytetin europian më të goditur nga kriza e borxheve në eurozonë, ekziston frika se mund të ketë perleshje të dhunshme, që në fakt kanë karakterizuar shpesh protestat në Greqi.
Në orën 15, një manifestim është organizuar në sheshin Sintagma ku ndodhet selia e parlamentit, teatër i manifestimeve të pranverës së vitit të kaluar.
Në SHBA, priten gjithashtu manifestime të shumta vecanërisht në Bregdetin Lindor, por gjithsesi zemra e protestave do të jetë New Yorku, ku në 17 shtator lëvizja “Pushtoni Wall Street” thirri 20 mijë vetë për të pushtuar Mahattan" dhe për të qëndruar aty për disa muaj, duke ndjekur kështu shembullin e të indinjuarve të Madridit.
Dhe në këtë të fundit, vendi simbol i lëvizjes, mijëra vetë do të marshojnë pasdite në periferitë e kryeqytetit spanjoll deri në Puerta del Sol, ku parashikohet që turrma t kalojë gjithë natën. Manifestime të ngjashme do të ketë edhe në qytetet e tjera spanjolle si Barcellona, Valencia e Bilbao.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)