E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, dita e ‘Shkopit të Bardhë’, të verbërit kërkojnë më shumë mbështetje

ELBASAN- Shoqata e të verbërve, në ditën Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë, ka zhvilluar sot një parakalim në qendër të qytetit ku edhe kanë kërkuar nga pushteti lokal që edhe kjo shtresë e personave me aftësi të kufizuara të jetë në vëmëndjen e tyre.

Kryetari i Shoqatës së të Verbërve në qarkun e Elbasanit, Ardian Hysa se nëpërmjet këtij parakalimi kjo shtresë i kërkon institucioneve masa për lehtësimin e të verbërve në rrugët e qytetit.

“I kërkojmë institucioneve shtetërore që të marrin masat dhe vendosjen në rrugë të semaforëve akustikë, në mënyrë që të kuptojmë se ku jemi dhe në ç’drejtim po ecim në rrugë. Deri më tani asnjë masë nuk është marrë për të lehtësuar lëvizjen e të verbërve në rrugë”,- nënvizoi Hysa.

Aktiviteti i zhvilluar sot në qendër të qytetit kishte si qëllim sensibilizimin e shoqërisë në drejtim të njohjes dhe respektimit të shkopit të bardhë, objektit dhe fenomenit që ai përfaqëson.

Dita e “Shkopit të bardhë” është krijuar në vitin 1912 nga artisti Xhejms Bigs nga Bristoli. Pas një aksidenti i cili i mori shikimin, artisti duhej të ripërshtatej me ambientin. Duke ndier kërcënimin nga mjetet e tjera lëvizëse rreth e rrotull shtëpisë së tij, Bigs vendosi ta lyente shkopin e tij lëvizës me ngjyrë të bardhë dhe ta bënte veten më të dukshëm në rrugë.

Më 6 tetor 1964, një rezolutë e përbashkët e Kongresit e deklaroi ligjërisht këtë ditë.
(e.m/atsh/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›