E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dyshohet për një varrezë masive në Mitrovicë

MITROVICË- Eshtra njerëzish janë gjetur të shtunën gjatë punimeve në zgjerimin e rrugës brenda oborrit të spitalit të ri në Mitrovicë:

Kosovapress raporton se dyshphet për për varrezë masive në këtë vend, si rezultat i krimeve serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Policia e Kosovës ka bërë rrethimin e zonës, ndërkohë që priten ekspertë të mjekësisë ligjore nga Prishtina.

Ekpertët mjeko ligjor do të bëjnë vrojtimin e vendodhjes së varrezës si dhe të gjithë operacionet e duhura në terren.

Ndryshe, vendi ku janë gjetur eshtrat më herët ka qenë kazermë e ish-armatës jugosllave.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›