E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Zhvillimi i turizmit prioriteti i qeverise

Rruga e re ne Antigone Kryeministri Fokusi yne kryesor infrastruktura moderne Berisha Potencialet i kemi te medha detyrim qe ti shnderrojme ne vlera per qytetaret

Kryeministri Sali Berisha deklaroi dje se zhvillimi i turizmit do te mbetet nje nder perparesite kryesore te qeverise shqiptare pasi sipas tij vendi ka nje trashegimi te pasur kulturore e cila duhet shfrytezuar ne maksimumin e saj. Kreu i ekzekutivit theksoi gjate fjales se tij ne perurimin e rruges se re Asim Zeneli - Antigone ne qytetin e Gjirokastres se ekzekutivi do te jete i perqendruar teresisht per ndertimin e nje infrastrukture moderne drejt te gjithe ketyre qendrave kulturore. Nje nga ofertat me te medha te Shqiperise per qytetaret evropiane dhe te mbare botes eshte trashegimia e saj e pasur kulturore - u shpreh Berisha. Rruga e re me gjatesi 8 kilometra gjeresi 4 metra dhe vlere investimi 280 milione leke eshte nje investim sipas kreut te ekzekutivit i cili do te pasohet me tej edhe nga mjaft investime te tjera te qeverise ne kete fushe. Rruga u be eshte nje investim prej rreth 280 milione leke. Se bashku me Ministrine e Kultures dhe komunen do te punohet per te ngritur sherbime te tjera. Do te punohet per te shtuar germimin. I tere qyteti rrenojat e tij flene nen toke. Ja pse populli e ka quajtur kete Kodra e Jermes qe do te thote vend i shkrete domethene ka qene nje vend i braktisur. Nje qytet i cili u rrenua dhe sot pothuajse eshte i teri nen toke. Detyra e autoriteteve vendore eshte qe te germojne ne cdo qoshe te tij. Ne ato pak germime qe jane bere jane gjetur objekte te nje rendesie te jashtezakonshme arkeologjike dhe historike per vendin dhe me gjere - theksoi Kryeministri.

Parku Kombetar i Antigonese

Pas perurimit te rruges se re Asim Zeneli - Antigone Kryeministri Berisha i shoqeruar nga ministri i Bujqesise Genc Ruli dhe ministri i Punes dhe Ceshtjeve Sociale z. Spiro Ksera vizitoidjeParkun Kombetar te Antigonese. Ai e vleresoi kete park si nje visar te vertete kulturor te Shqiperise dhe theksoi se qeveria do te jete e vendosur qe trashegimine e madhe kulturore qe ka vendi ne teresi ta beje te vizitueshme nga shqiptaret dhe te huajt. Parku Kombetar i Antigonese eshte nje visar i vertete kulturor i Shqiperise. Ky eshte nje qytet i lashte te cilin historia thote se mbreti i Epirit Pirroja e ndertoi nga dashuria dhe pasioni qe kishte per gruan e tij Antigonene. Ka nje pozicion dominues dhe studimet arkeologjike te cilat per hir te se vertetes nuk kane qene aq intensive sa duhet kane gjetur ketu objekte shenja te lashtesise qe kane pasuruar muzete arkeologjike te vendit. Qeveria eshte e perqendruar te ndertoje infrastrukturen drejt te gjithe ketyre qendrave - nenvizoi Berisha. Me tej ai beri te ditur disa nga projektet e qeverise ne fushen infrastrukturore ne kete zone te vendit ku pohoi se ky investim do te vazhdoje ne te gjitha qendrat arkeologjike te vendit. Ka perfunduar kjo rruge kemi perfunduar rrugen e Finiqit po zgjerojme dhe perfundojme rrugen e Butrintit shume me mire nga cishte. Do te ndertojme rrugen tek Teqja e Melanit i cili eshte nje vend i shenjte nje vend jashtezakonisht i dashur per te gjithe banoret. Po ecim drejt Bylisit po ecim drejt te gjitha vendeve arkeologjike qyteteve dhe qytezave te cilat ne kete vend jane te panumerta - theksoi Berisha. Po ashtu kreu i ekzekutivit vizitoi dje edhe muzeun etnografik te Antigonese Artizanet e Antigonese ku vleresoi se ngritja e ketij muzeu eshte deshmi e vleresimit per traditen e mrekullueshme qe mbart kjo zone. Ngritja e ketij muzeu eshte deshmi e vleresimit e dashurise qe keni tradite mrekullueshme e cila duhet te kultivohet dhe jo te zhduket nje tradite e cila gjithnje e me shume ka mundesi te njihet. Ne sot se bashku inauguruam nje rruge e cila te con ne nje park me emer te madh dhe ju jeni ketu kujdestaret e vertete. Sigurisht qe sherbimet dita dites do te plotesohen dhe keshtu do te shtohet numri i vizitoreve dhe vizitoret krahas parkut do te vizitojne edhe kete muze modest do te njihen me traditen tuaj. Ne potencialet i kemi shume te medha eshte ne detyrimin tone qe keto ti shnderrojme ne vlera per qytetaret - tha Kryeministri.

Antigonea

Qyteti antik i Antigonese shtrihet mbi Kodren e Jermes prane fshatit Saraqinishtete Gjirokastres. Ai eshte themeluar nga mbreti Pirro rreth vitit 290 para Krishtit per nder te gruas se tij Antigonese bije e mbretitPtoleme te Egjiptit. Shpejt u kthye ne nje qender te rendesishme per shkak te kontrollit te lugines se Drinosit e cila ne antikitet quhej Ngushticat e Antigonese. Ne vitin 168 para Krishtit qyteti u shkaterrua plotesisht nga ushtria romakese bashku me 70 qytete te tjera te Epirit dhe te Ilirise. Pas kesaj qyteti u braktis per disa shekuj dhe vetem ne shekullin VI mbas Krishtit u ndertua brenda tij nje kishe paleokristiane. Pllaja mbi te cilen eshte ndertuar qyteti antik i Antigonese zoteron te gjithe luginen e Drinosit perballe Gjirokastres.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›