Tirane mblidhet Keshilli Bashkiak

Keshilli bashkiak i Tiranes qe pas konstituimit mblidhet sot per here te pare ku pritet te shqyrtohen nje sere vendimesh. Nje nga vendimet qe pritet te kete debate eshte ristrukturimi i administrates se bashkise pasi sipas perfaqesuesve te opozites shkarkimet ne administrate jane per efekte politike. Ndersa vetem nje dite me pare kryebashkiaku Lulzim Basha theksoi se do ti paraqese keshillit 5 propozime mes te cilave shpalljen qytetare nderi te kryeministrit te Kuvajtit dhe aktores Eliza Dushku vendimin e rendesishem per ristrukturimin e administrates ne bashki propozimin per lehtesime te biznesit ulje taksash dhe kalimin e ekipit te Tiranes ne nje shoqeri aksionere. Ne rendin e dites per takimin e sotem te Keshillit Bashkiak pervec vendimeve te parashikuara kryetari Basha lajmeroi se do te kerkoje voten edhe per nje projekt urgjent. Ai theksoi se do ti kerkoj keshillit te aprovoje hapjen e tenderit per projektin teknik per segmentin e Unazes se Madhe nga Shkolla Teknologjike deri tek Kopshti Botanik.