PR Duam ndryshim te Kodit Elektoral
Partia Republikane u shpreh dje nepermjet nenkryetarit te saj Arjan Madhi se qendrimi i kesaj force politike ne lidhje me reformen zgjedhore eshte per ndryshimin e Kodit aktual Elektoral. Sipas republikaneve pragu elektoral prej 3 te votave duhet hequr dhe duhet ndryshuar formula e shperndarjes se mandateve qe aktualisht deformon vullnetin e zgjedhesve. Dhe ndodh sic ka ndodhur ne Parlamentin shqiptar qe nje partie politike i ka rene mesatarisht 9800 vota per nje mandat dhe nje partie politike i ka rene 32000 vota per nje mandat. Por ndryshe nga cfare artikulohet se kjo eshte ceshtje sistemi per Partine Republikane kjo nuk eshte nje ceshtje sistemi por e nje dispozite ne kod e cila heq formulen e perllogaritjes se De Hondit dhe fut nje formule shume te thjeshte qe merr ne konsiderate edhe korrektimin kombetar me pas - tha Madhi.Nje tjeter pike e cila mbeshtetet nga PR-ja eshte edhe ajo per lista te hapura e cila nenkupton se deputet do te behet ai kandidat qe ka marre me shume vota dhe jo sipas renditjes se kandidateve ne listen e percaktuar nga kryetari i partise. Deputeti i zgjedhur me vote te drejtperdrejte kur e ka zgjedhur vete elektorati ka nje pergjegjesi jo vetem perpara partise politike qe e ka perzgjedhur si kandidat por perpara edhe votuesve te cilet e kane votuar ate. Atehere nje mundesi e tille do te bente qe te merrte me shume vlera perfaqesuese parlamenti shqiptar dhe te zhvillohej nje debat politik ne Parlament ne sherbim te zgjedhesve dhe jo vetem ne sherbim te alternativave politike - pohoi Madhi.