E Shtunë, 31 Tetor 2026

Progres-raporti Sekui BE ka shume per te thene

Qytetaret e informuar kyci i suksesit te integrimit te Shqiperise ne BE Promovohet revista Eurospeak per informimin mbi procesin e integrimit

Shqiperia duhet te prese prezantimin e progres-raportit per te mesuar me shume lidhur me qendrimin e Bashkimit Evropian. Keshtu pohoi dje kreu i delegacionit te BE-se ne vendin tone Etore Sekui i cili shtoi se bashkesia nderkombetare ka shume per te thene. Keto ishin komentet e vetme te kreut te delegacionit te BE-se ne vendin tone vetem nje dite pas diskutimit te progres-raportit per kerkesen e Shqiperise per tu bere pjese e familjes evropiane. Komentet e Sekuit u bene gjate promovimit te revistes Eurospeak e cila do te kete si baze informimin per integrimin evropian. Lidhur me te ambasadori theksoi se informimi i qytetareve eshte kyci i suksesit ne kete proces integrues.

Progres-raporti

Neser kemi shume gjera per te thene - tha ambasadori Sekui i pyetur mbi progres-raportin e KE-se per Shqiperine. Ai sqaroi se sot ne oren 1400 ne Bruksel do te prezantohet progres-raporti i KE-se per Shqiperine dhe tek EU Infocenter rreth ores 1400 do te mund te ndiqet drejtpersedrejti konferenca per shtyp e komisionierit Stefan Fyle ne Bruksel. Sekui shtoi se pas konferences per shtyp te komisionerit Fyle raportin do tia paraqese Presidentit Kryeministrit zv.kryeministrit dhe kreut te opozites si dhe do te organizoje nje konference shtypi. Nje dite me pas do tia paraqese raportin Kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli. Progres-raporti do ti paraqitet edhe shoqerise civile perfaqesuesve te biznesit komunitetit akademik. Do te shkoj ne Shkoder dhe Vlore per te paraqitur raportin ne menyre qe te kete impaktin e duhur edhe jashte Tiranes ne menyre qe te mund te flas me segmente te ndryshem te shoqerise shqiptare - tha ai. Lidhur me promovimin e revistes Eurospeak ambasadori tha se procesi i integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Evropian eshte ceshtje e gjithe shoqerise shqiptare prandaj qytetaret duhet te informohen ne lidhje me te drejtat dhe perfitimet qe do te kene nga ky proces. Shpesh ne raportet tona dhe fjalimet tona ne perdorim terma te tille si administrata publike gjyqesori lufta kunder korrupsionit kontrolli i kufijve migracioni etj. Integrimi ne BE eshte ne fakt nje ceshtje per te gjithe shoqerine ne teresine e saj. Nderkohe qe reformat pas ketyre termave teknik jane ne fakt investimet per te permiresuar jeten e cdo qytetari shqiptar. Jane qytetaret ata qe duhet te jene te ndergjegjshem per keto reforma dhe per rendesine e tyre. E pra shpresa jone eshte qe ju se bashku me ne te ndajme te njejtin vizion te njejtat parime ne te ardhmen. Dhe kam kenaqesine te them qe se shpejti do te fillojme nje fushate me ane te te cilit deshirojme ti pergjigjeni te gjithe kesaj pyetjeje. Pra se eshte ne interesin tim qe Shqiperia te jete pjese e BE-se - deklaroi Sekui. Revista informative Eurospeak publikohet me mbeshtetjen e fondacionit gjerman Friendrich Ebert Stiftung FES drejtori i te cilit Michael Weichert u shpreh Duke pare faktin qe ne Shqiperi shumica derrmuese e qytetareve jane pro integrimit atehere ia vlen te ngreme pyetjen per se vazhdojme te investojme ne ndergjegjesimin per procesin e integrimit. EuroSpeak do te jete nje reviste e perdymuajshme e pasur me informacion te perditesuar dhe analiza mbi ceshtje te integrimit evropian me fokus te vecante mbi zhvillimet e marredhenieve te BE-se me Shqiperine dhe vendet e tjera te rajonit. Ajo synon te zvogeloje hendekun aktual informativ mbi tema te tilla duke aspiruar te propozoje analize cilesore dhe te pavarur e cila shkon pertej listimit te thate te fakteve apo deklaratave te politizuara mbi integrimin ne BE qe ndeshen shpesh ne media.

Nje dite para progres-raportit PD-PS perplasen per fajtorin

Mazhoranca dhe opozita vihen ne kerkim te fajtorit per bllokimin e procesit te integrimit dhe nje dite para publikimit te progres-raportit nga Komisioni Evropian. Socialistet fajesojne mazhorancen per situaten e krijuar duke pohuar se nga 12 kushtet e BE-se vetem nje ka te beje me opoziten. Vetem 1 nga 12 rekomandimet lidhet me problemet qe ju folet ndersa jane 11 ceshtje te tjera per te cilat jo opozita por tashme dhe shoqeria civile e di se kush eshte fajtori - deklaroi dje deputetja e PS-se njeheresh kryetare e Komisionit per Integrimin Ermelinda Meksi. Por per demokratet fajtore eshte opozita. Jane disa pika nga rekomandimet e BE-se nga 12 pike qe kerkojne 3/5 dhe gjysma e tyre do vullnetin e bashkepunimit mes opozites dhe mazhorances. Keshtu qe fajtori kam pershtypjen une eshte shume i qarte ne momentin qe opozita nuk behet bashkepunuese por behet bllokuese - tha deputetit i PD-se Gerti Bogdani. Ndersa ish-ministrja socialiste e Integrimit sugjeron qe palet te punojne qe te pakten te arrihet afati i dhjetorit qe opozita ka propozuar per te shtruar rrugen e dialogut mes paleve periudhe kohore qe sipas saj i jep vendit nje tjeter shans per te marre statusin ne pranvere. Meksi e quan si loje pergjigjen e demokrateve qe propozimet e opozite te kalojne me pare nga ODIHR dhe Komisioni i Venecias. Ketu ka nje loje dinake te vazhdueshme te mazhorances dhe duhet te dini qe nuk mund te shkoje opozita tek ODIHR-i dhe te Venecia prandaj e kerkon kete sepse kjo eshte loja e kungulleshkave. Institucionalisht mund te shkoje vetem komisioni. Opozita nese Kryeministri pranon propozimet e saj po behet gati per amendime per te cilat ai duhet te shprehet qe i pranon - tha Meksi. Por per Bogdanin pakti ne vetvete eshte nje arsye tjeter per te anashkaluar 12 rekomandimet e BE-se. Nje arsye tjeter per te humbur kohe nje artific i radhes. Ne qofte se keto dy vitet e fundit kishim bojkotin e Parlamentit dhe bankat bosh ne Parlament sot kemi opoziten qe vjen ne Parlament por nuk voton dhe thote qe ka 10 kushte ne nje kohe qe BE i ka bere shume te qarta 12 rekomandimet e tij dhe hajt te merremi me keto 12 rekomandime dhe me pas te shohim kushtet e z. Rama sepse politika nuk behet me kushte dhe integrimi evropian i Shqiperise dhe i shqiptareve nuk duhet te jete pjese e kushteve - u shpreh Bogdani.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›