E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi fton biznesin turk Shqiperia potenciale te medha turistike

Presidenti i Republikes Bamir Topi vijoi edhe dje viziten e tij ne Turqi. Ne kete dite te dyte ai zhvilloi nje takim me Keshillin e Biznesit Turko-Shqiptar ku ftoi biznesmenet turq te investojne ne vendin tone. Fakti qe bizneset jane hapur jane rritur ky model ka rezultuar i suksesshem dhe une e shpreha dhe pak me pare se per Shqiperine Turqia eshte nje partner strategjik ne rajon dhe une e kam ftuar dhe vazhdoj ta ftoj biznesin turk qe te vije me shume ne Shqiperi dhe ne vendet rreth Shqiperise - deklaroi ai. Kryetari i shtetit nenvizoi rendesine e realizmit te me shume projekteve konkrete per kooperimin ne sektorin e energjetikes ne ndertimin e linjave te interkonjeksionit si dhe te investimeve te tjera te perbashketa ne fusha me interes te ndersjelle per zhvillimin e ekonomise te dy vendeve tona. Ndersa me tej ne nje komunikim me mediet ai theksoi se vendi yne ka resurse te medha. Shqiperia per ata qe ende nuk e kane njohur ofron nje larmi te jashtezakonshme te potencialeve turistike. Te gjitha marredheniet e biznesit garantohen me ligj. Besoj se turizmi mbetet nje nga prioritetet e medha te Shqiperise - theksoi Presidenti. Lidhur me rolin e Shqiperise ne Ballkan Topi theksoi se investimi me i madh qe ka bere Shqiperia ne Ballkan eshte roli i rendesishem moderator dhe konstruktiv ne rajon. Sipas tij nje bashkepunim me i mire ekonomik mes vendeve te Ballkanit do te sherbeje dhe per forcimin e marredhenieve politike dhe anasjelltas. Kosova ishte nje tjeter ceshtje e diskutuar ne takimin e kreut te shtetit me gazetare. I pyetur per nje bashkim te mundshem Shqiperi-Kosove ai theksoi Edhe Shqiperia edhe Kosova deshirojne te jene pjese e Bashkimit Evropian dhe ne kuptimin simbolik bashkimi une e kam thene vazhdimisht kete ndodh ne Bruksel sic do te ndodhe per te gjitha vendet e tjera. Ai vleresoi me tej rolin e Turqise ne mbeshtetje te njohjes se pavaresise se Kosoves.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›