Kursi i Rames per opoziten percan aleatet e PS-se

Gjinushi Duhet vepruar ndryshe. Milo Nuk jam per nje kurs regresiv Pakti me 10 pika kreu i PSD-se shte vetem nje pjese e rekomandimeve
Ne kohen kur pritet ende nje bashkepunim mes paleve sa i perket reformes zgjedhore aleatet e majte te Partise Socialiste shprehen dje qendrime te kunderta ne lidhje me kursin e ri te opozites te shpallur nga kreu socialist Edi Rama pak kohe me pare. Megjithese e shohin me dyshim bashkepunimin e PS-se me PD-ne aleatet ndahen ne qendrimet e tyre sa i perket sjelljes se opozites ndaj mazhorances qeverisese. Kryetari i Partise Socialdemokrate Skender Gjinushi u shpreh se opozita duhet te ndryshoje sjelljen e saj aktuale kundrejt mazhorances pasi sipas tij ajo ka leshuar shume terren. Opozita ka leshuar shume dhe kemi mberritur ketu ku opozita nuk ka asnje te drejte me pervec vetes dhe fjales po fjales jashte kuvendit se edhe jo ne kuvend nuk i lejohet - tha ai. Ndersa aleati tjeter i PS-se kreu i Partise Demokracia Sociale Paskal Milo u shpreh kunder nje aksioni me te ashper te opozites duke theksuar se sipas tijnje kurs i tille do te ishte regresiv. Cdo kontribut negativ ne kete drejtim do te ngarkonte me pergjegjes me te drejtperdrejte cdo parit politike qe do te ushqente kete kurs qe do te ishte per mendimin tim regresiv - theksoi Milo. Nga ana e tij kryedemokristiani Nard Ndoka mbeshteti me shume alternativen e nje reagimi te ndryshem te opozites nga ai qe po zhvillohet aktualisht pasi sipas tij opozita nuk duhet te prese pa fund pergjigjen e mazhorances per bashkepunim. Aksioni politik i opozites duhet te kete nje vendimmarrje te shpejte duke mos pritur pa fund demagogjine e kesaj mazhorance. Eumlshte detyre e opozites te mos bie viktime e kesaj politike te mbrapshte te mazhorances por te reflektoje per te krijuar nje aksion per te ndaluar ate - pohoi ai.
Aleatet per paktin
Aleatet e Partise Socialiste u ndane ne mendimet e tyre edhe sa i perket paktit me 10 pika te shpallur nga kreu socialist Edi Rama si kusht te bashkepunimit me mazhorancen. Kryetari i PSD-se Skender Gjinushi tha se ky pakt eshte vetem nje pjese e 12 rekomandimeve nga nderkombetaret qe do te conte sipas tij vetem ne nje zgjidhje te djeshme te krizes. Ky pakt vetem nje pjese e 12 rekomandimeve Nuk ka zgjidhje te pjesshme si p.sh. duke rregulluar vetem zgjedhjet e aq me shume duke bere rregullime ne kod u shpreh ai. I ndryshem ishte qendrimi i kreut te PDS-se Paskal Milo i cili e konsideroi kompromisin mes paleve si te domosdoshem per ecurine e vendit ne fushen e reformave. Ne kete kontekst ai nenvizoi se mazhoranca duhet te marre seriozisht paktin e propozuar nga opozita ku sipas tij palet mund edhe te negociojne per disa propozime te tjera. Paketa ka propozime te dobishme per vendin dhe eshte e hapur qe duke u ulur ne tavoline qe dy partite e medha te japin zgjidhje per nje numer problem qe po e mbajne peng Shqiperine - deklaroi Milo. Ne paktin me 10 pika te propozuar nga kryesocialisti Rama kerkohet te ndryshohet rregullorja aktuale e kuvendit te perfundohet reforma zgjedhore brenda marsit te vitit 2012 te zgjidhen konsensualisht pese krere te institucioneve te larta ne vend te ngarkohet komisioni i ligjeve per te shqyrtuar ligjet qe kerkojne shumice te cilesuar vote dhe te hetohen kabllogramet e Uikiliksit. Nga ana e saj mazhoranca qeverise nepermjet kreut te ekzekutivit Sali Berisha eshte treguar e gatshme per bashkepunim por sipas tij ky bashkepunim duhet te mbeshtetet mbi rekomandimet e dhena nga OSBE-ODIHR-i dhe jo te perfshije propozime jashte tij. Kunder nje prej propozimeve te shpallura nga Rama ate per hetimin e kabllogrameve te Uikiliks per Shqiperine u shpreh pak dite me pare edhe ambasadori Arvizu i cili theksoi Per sa i perket planit me 10 pika une e kam thene edhe me pare qe eshte vertet nje baze per tu diskutuar. Per mua e SHBA-ne ka disa prej pikave e si ajo ceshtja e Uikiliksit nuk eshte nje pike e mire me te cilen niset por perseri i perket dy paleve te vendosin - u shpreh ambasadori amerikan Aleksander Arvizu.