E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Zoti iu dha dhuratë shqiptarëve demokracinë

Kryeministri Berisha vizitoi sot kryegjyshatën e bektashinjve me rastin e Ditës së Novruzit ku u takua edhe me Baba Edmond Brahimaj.
 

Në një prononcim për mediat, kryeministri Berisha theksoi se kjo është një ditë e shenjtë për të gjithë besimtarët shqiptarë të cilëve zoti iu bëri dhuratë edhe fitoren e demokracisë
 

"Ishte një rast që këtë ditë të shenjtë, t`ua uroj nga zemra të gjithë bektashinjve shqiptar, por edhe të gjithë besimtarëve. Në këtë ditë të bekuar, ditë të shenjtë, Zoti iu bëri dhuratë shqiptarëve fitoren e demokracisë. Është kjo ditë që u hapën dyert e demokracisë për shqiptarët dhe mbarësia dhe mirësia nisi edhe për ta siç e kanë merituar” ka shtuar Berisha.

Ai ka theksuar më tej se bektashizmi është një trashëgimi e madhe e shqiptarëve pasi sipas tij ishin bektashinjtë të cilët shkruan doktrinën moderne të kombit shqiptar. Sipas tij bektashinjtë kanë dhënë një kontribut të madh në gjininë e tyre krijuese dhe në letrat shqipe.
 

“Teqet kanë qënë dhe janë në të gjithë kohërat tempujt e zotit dhe atdhetarisë së flaktë. Mirënjohje të thellë ju dhe të gjithë udhëheqësve shpirtërore të bektashizmit për rolin që jepni në përmirësimin e infrastrukturës shpirtërore, konsolidimin e vlerave të mëdha të bektashizmit” ka shtuar më tej kryeministri.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›