E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sannino, Rama: Zbatoni në kohë planin e veprimit

TIRANE- Zbatim ne kohe te planit te veprimit ka kerkuar Drejtori i Përgjithshëm i Zgjerimit në KE, Stefano Sannino, gjate takimit te tij me kreun e PS-se, Edi Rama gjate vizites ne seline roze.

Ne nje njoftim per mediat te PS-se, theksohet se Ramai ka rikonfirmuar atij angazhim e klases qe drejton per kryerjen e gjithe reformave për integrimin e vendit ne BE.

“Rama  shprehu shqetësimin për shkeljen e afateve për kryerjen e reformës zgjedhore”- thuhet ne njoftim, ku shtohet se mes te tjerash eshte ngritur shqetesimi per crrënjsosjen e pandëshkueshmërisë, problemet me mediat dhe korrupsionin.

Nga ana e tij, Sannino ka falënderuar PS për ligjet me 3/5 dhe kontributin e dhene ne kuader te reformave integruese.  “Sannino theksoi domosdoshmerine e zbatimit të planit në afatet e caktuara dhe angazhimin e BE për të monitoruar këtë proces”- thuhet ne njoftim.

Sannino, si edhe ne takimet e tjera ka qene i shoqeruar nga ambasadori i  Bashkimit Europian në vendin tone, Etore Sekui.

Synimi i vizites se sanninos eshte ndjekja nga afer e ecurise se planit te veprimit per 12 kushtet e lena nga BE per integrimin e Shqiperise.

Dje, Sannino mori ne dore nga kryeministri, Sali Berisha dokumentin me planin e veprimit dhe vleresoi punen e mire qe eshte bere ne kuader te dialogut mes forcave politike, duke kerkuar vijim te tij dhe rezultate te metejshme konkrete.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›