E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Zoti na ruajte nga deshtake si Rama Rozeta Rapushi

Kryeministri Sali Berisha vizitoi dje Panairin e 14-te te Librit "Tirana 2011", por anashkaloi, jo pa qellim, sic pohoi ai, librat e politikaneve, perfshire edhe ate Edi Rames. Madje, kreu i qeverise u shpreh se ata qe po deshtojne ne politike, rendin te letrat per te gjetur strehe. "Nuk ishte e paqellimte, sepse une jam nje liberdashes, qe ne vitet e memories sime e deri me sot dhe me mbetet te them vetem kaq, Zoti i mbrojtte letrat tona nga politikanet e deshtuar, por Zoti e mbrojtte dhe politiken dhe po e mbron nga shkrimtaret e deshtuar", tha Berisha pasi anashkaloi gjate vizites se tij ne panair, stendat ku ishin per te reklamuar botimet e tyre, politikanet. Ai theksoi faktin se nuk e meritojne ndonje nderim te vecante ata qe po deshtojne ne politike dhe rendin pastaj te letrat per te gjetur nje strehe. "Letrat nuk jane per strehe, letrat jane eliksir i mendimit te shoqerise dhe te kombit, ndaj dhe jo pa qellim u mora me shkrimtaret e vertete dhe lashe menjane deshtaket e politikes, te cilet duan te shnderrohen ne shkrimtare. Por bera nje gje, zedheneses time i thashe 'shko blije librin e kusheririt, se te ka bere personazh ne liber'", tha duke qeshur kryeministri. I pyetur se me kete qendrim, Berisha denoi edhe Blushin, per shkak te Rames, duke mos kaluar nga stenda e botimeve te tij, kryeministri tha se per sa i perket kesaj ceshtjeje, eshte me ndryshe problemi. "Nuk dua te perfshihem ne rivalitetin e tyre. Nuk mund te them se jane e njejta gje, sepse e kam thene dhe njehere, biblioteka e gjyshit te Blushit ka libra sa gjysma e kesaj salle", u shpreh kreu i qeverise. Pavaresisht ketyre anashkalimeve, kryeministri Berisha, u takua dhe bisedoi me shkrimtare dhe botues, pjesemarres ne kete panair, si dhe me vizitore te shumte qe ndodheshin aty. Ai shprehu admirim per botuesit, shkrimtaret, poetet, eseistet e ketij vendi, per botimet e shkelqyera. Sipas tij, nuk ka tregues cilesor me te rendesishem per nje individ, per nje shoqeri, se sa raporti i tij/saj me librin, raport qe po njeh rritje te medha. "Ne kete panair gjen me mijera tituj te kryeveprave te letrave boterore dhe shqiptare, ndaj dhe me mbetet t'i pergezoj shume perzemersisht. Eshte nje ogur i madh, i bardhe per shqiptaret, eshte nje deshmi e ngjitjes se tyre ne rrafshin me te rendesishem, ne rrafshin e pasurise se tyre me te madhe, rrafshin kulturor apo e shprehur ndryshe, rrafshin e identitetit te tyre kombetar", tha Berisha, pas vizites ne panairin e librit. Ai gjeti vendin te falenderoje edhe organizuesit e tij, per kete event te pervitshem.

"Zoti i mbrojtte letrat tona nga politikanet e deshtuar, por Zoti e mbrojtte dhe politiken dhe po e mbron nga shkrimtaret e deshtuar. Letrat nuk jane per strehe, ndaj deshtaket i lashe menjane"

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›