ZBARDHET DEBATI SI IKU KONSULLI GREK
Debati ne Komision nxjerr prapaskenat e veprimeve me konsullin Ikonomus. Pala greke i ka kerkuar qeverise shqiptare qe te heshte deri sa te merrte vete masen ndaj Ikonomus.Nese Shqiperia do te debonte konsullin e Korces Greqia do te debonte konsullin shqiptar te Janines sipas deputetit Beja.
Pak dite pasi deklaratat e perseritura te konsullit grek Ikonomus shkaktuan me se fundi reagim ne opinionin publik dhe ne qarqet e intelektualeve shqiptare te cilet kerkuan reagimin e qeverise shqiptare zbardhen rrethanat e veprimeve te autoriteteve shqiptare. Detajet jane zbardhur dje ne Komisionin per Politiken e Jashtme ku deputetet duke diskutuar per regjistrimin e popullsise mbi baza etnike shprehen arsyet e verteta te kesaj heshtjeje te qeverise shqiptare lidhur me konsullin grek.
Qemal Minxhozi Dje eshte bere nje mbledhje e disa shoqatave per problemin qe ka te beje me etnike me pronesine deklarimin e fese. shte ngritur disa here shqetesimi per problemin e gjykatave. Une mendoj se ne duhet te therrasim per nje informacion me te detajuar Ministrine e Drejtesise si qendron ky problem cpermasa ka. Ne si komision te kemi nje informacion sepse eshte bere nje problem shume i madh popullor dhe pak shqetesues per politiken. Prandaj them se meqenese i takon tamam ketij komisioni te vije ministri qe te na jape nje informacion
Fatos Beja Per cilin problem
Qemal Minxhozi Per problemin e gjykatave. Shume gjykata kane tejkaluar procedurat e tyre dhe kane ndryshuar kombesine nga shqiptare ne greke dhe mendoj te kishim nje burim tjeter Ministrin e Drejtesise.
Fatos Beja Ministria e Drejtesise mund te fusi inspektoratin per te pare se ku eshte gjendja dhe te kete nje raport dhe te raportohemi. Ndryshe Ministria e Drejtesise smundet sepse gjykatat jane te pavarura.
Arta Dade Ana praktike si do te behet regjistrimi kush e ka kete detyre
Fatos Beja Regjistrimi do behet me ligj apo pa ligj. Po u be me ligj ketu ne parlament secili do e marre ne dore dhe te shikoje dhe ne kemi te drejte te bejme amendime. Smund ta ngreme si Parlament. Si deputet mund ta ngreme.
Dade Kjo zhurme e madhe cenon marredheniet. Ai shqetesimi qe ne kishim edhe Gazi e shprehu u degjua edhe ai u hoq per konsullin. Ministria e Jashtme kishte bere nje takim edhe ambasadori ishte i angazhuar praktikisht dhe tha qe do ta heqim ne jo ju
Fatos Beja Nje dere e hapur ska nevoje ta hapesh ky eshte problemi. Ata kane gjetur mekanizmin me te pelqyeshem qe ta heqin vete ata. Sepse ti e di shume mire se ne qofte se do te hiqej ky nga ne do te hiqej ai i Janines nga ata. Dhe kjo eshte diplomacia.
Arta Dade I Janines ka shkuar arbitrarisht atje
Gazmend Oketa O Fatos ka media ketu dhe ti po flet per dicka konfidenciale. Nese flet keshtu ti mund te flasesh edhe me vone...