Tavo takon Ramen Ploteso kushtet ose iki nga PS-ja
Takimi midis kryetarit te Partise Socialiste Edi Rama dhe deputetit te qarkut Gjirokaster Vangjel Tavo pati nje fund aspak rezultativ pasi asgje nuk ndryshoi nga me pare. Ky takim pritej me kohe pasi vete Rama kishte deklaruar se kerkonte te zgjidhte cdo gje me deputetin kjo edhe nga frika e numrave parlamentare ne Kuvend dhe nga ana tjeter deputeti Vangjel Tavo i cili tri dite me pare kishte vene disa kushte qe do te mundesonin rikthimin e tij ne Partine Socialiste. Keshtu pritej qe takimi midis tyre do te sillte nje sheshim te kundershtive me njeri-tjetrin por edhe plotesimin ne mos te te gjitha kushteve se paku pjeses me te madhe te tyre nga kreu i Partise Socialiste Rama. Por e kunderta ndodhi pasi pas takimit te zhvilluar asgje nuk ndryshoi dhe kushtet mbeten po ato te meparshmet. Ne nje deklarim te tijin pas takimit deputeti Vangjel Tavo u shpreh Ky ishte nje takim informues. Une parashtrova edhe nje here kushtet e mia dhe them me bindje te plote se nuk heq dore prej tyre. Nga kjo fraze duket qarte se perfundimi i ketij takimi ne paraqitje sqarues nuk ka sjelle asnje te re dhe per me teper duket se ka nisur nje largim edhe me te madh te deputetit ne fjale me Partine Socialiste. Keshtu edhe shpresa e kryetarit socialist Edi Rama se nje takim do te sillte ndryshime ne marredhenien midis tij dhe deputetit Tavo ka qene e gabuar. Nuk duhet harruar se akuzat e deputetit te Gjirokastres ndaj Rames kane qene me te vertete te ashpra duke e cilesuar ate si nje person qe e drejton partine me te madhe opozitare per interesa te veta personale. Pas ketyre akuzave Tavo shprehu publikisht largimin e tij nga grupi parlamentar socialist. Ndersa nga ana e tij kryesocialisti Rama ketyre akuzave u eshte pergjigjur butesisht ku ne nje takim me mediet disa kohe me pare rreth kesaj ceshtjeje kishte kerkuar nje takim sqarues me Tavon. Por fill pas kesaj Vangjel Tavo deklaroi disa kushte te cilat do te benin te mundur rikthimin e tij ne Partine Socialiste. Keshtu kjo histori qe dukej drejt rikthimit te Tavos ne opozite si me pare eshte kthyer ne nje ceshtje te pamundur per kryetarin Edi Rama. Kjo pasi edhe nga takimi me i fundit nuk u arrit asnje marreveshje dhe te dy pjesetaret e ketij takimi mbeten ne pikat e tyre te nisjes. Kjo tregon se deputeti i qarkut te Gjirokastres u mbetet i palekundur kushteve te vena prej tij dhe nuk lejon ne asnje menyre qe ato te preken.