Berisha-aleateve: Ju siguroj vende te gjitheve ne Kuvend
Kryeministri Berisha vazhdoi dje negociatat me aleatet e tij, ne lidhje me ndryshimet ne Kushtetute, duke arritur nje zgjidhje te kenaqshme per te dyja palet. Keshtu, mes tij dhe krereve te partive te vogla te djathta ne seanca te nderprera u diskutua ne lidhje me ndryshimet kushtetuese, kryesisht ne lidhje me sistemin e ri zgjedhor, qe sipas propozimit te PS dhe te rene dakord dhe nga demokratet eshte proporcional rajonal ne bazen e 12 qarqeve te vendit. Kryeministri Berisha u ka kerkuar perfaqesueseve te partive te vogla te djathta qe te unifikojne voten se bashku me Partine Demokratike per te votuar pro paketes se ndryshimeve ne Kushtetute. Ne kembim te kesaj vote pro, kreu i qeverise ka deklaruara se emrat e krereve te ketyre partive do te vendosen ne disa lista ne qarqe te ndryshme, ne menyre qe vendi i tyre te jete i sigurt ne Kuvend. Nga ana tjeter, Berisha i ka siguruar aleateve te tij se asnje vote e elektoratit te tyre nuk do te humbase dhe per pasoje ajo do te llogaritet ne shkalle kombetare. Sipas kreut te qeverise, keto ndryshime do te behen ne Kodin e ri Zgjedhor, i cili pritet te miratohet menjehere pas ndryshimeve ne Kushtetute. Nga ana tjeter, perfaqesuesit e partive te vogla te djathta kane theksuar se me kete kusht ata do te ishin te gatshem te votonin edhe pjesen tjeter te ndryshimeve kushtetuese. Ne kete kendveshtrim, "joshja" qe kreu i mazhorances, Berisha, ka aplikuar ne drejtim te partive te vogla te djathta ne qeverisje, duket se diten e djeshme ka funksionuar plotesisht. Prej kohesh, ata kane kerkuar nga Kryeministri Berisha qe t'ju siguroje qe sistemi i ri rajonal proporcional t'ju siguroj voten e elektoratit te tyre. Ndonese kreret e partive te vogla parlamentare rane dakord me kete sistem, ata dhe perfaqesuesit e Partise Demokratike nuk arriten te gjejne dot kompromisin ne lidhje me detajet e ketij sistemi. Edhe pas takimeve me ekspertet e te dyja paleve, perseri zgjidhja nuk ishte gjetur deri ne momentin kur kreu i qeverise, Berisha, premtoi se do te realizoheshin disa nga kerkesat e tyre thelbesore. Nga ana tjeter, aleatet e PD-se ne qeverisje hoqen dore nga kerkesa e tyre per zgjedhjen e Presidentit nga populli, duke qene se kjo ka qene nje nga kerkesat e tyre ne lidhje me ndryshimet ne Kushtetute. Nga ana tjeter kreret e partive te djathta kane dhene konsensusin e tyre edhe per ceshtje te tjera te ndryshimeve ne Kushtetute sic eshte ndryshimi per Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, mocionin per Kryeministrin dhe mandatin e Prokurorit te Pergjithshem.
F.Mejdini
F.Mejdini