E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Shqiperia kontribut ne dialogun ndermesdhetar"

Ministri i Puneve te Jashtme, Lulzim Basha, priti ne nje takim Tomas Dupla Del Moral, drejtor per Jugun e Mesdheut ne Komisionin Evropian. Synimi i vizites se funksionarit te larte te BE-se ishte diskutimi me qeverine shqiptare mbi ecurine e metejshme te Procesit Euromesdhetar ne perputhje me propozimin franko-gjerman. Ministri Basha ne fjalen e tij shprehu vullnetin e qeverise shqiptare qe, si vend mesdhetar, te kontribuoje me shume ne dialogun ndermesdhetar, duke ofruar pervojen tone te tolerances dhe harmonise shembullore te bashkejeteses fetare. "Per qeverine shqiptare, propozimi franko-gjerman perben nje vlere te shtuar, nje konkretizim te metejshem te gjithe kuadrit te bashkepunimit euromesdhetar me synimin per te ndertuar me konkretisht mbi nje proces, i cili ia ka dale te jete nje ure shume e vlefshme, nje proces unik bashkepunimi ndermjet BE-se dhe vendeve partnere ne nje sere fushash te rendesise paresore", deklaroi Basha ne fjalen e tij. Nga ana tjeter, ministri Basha theksoi interesin qe shfaq Shqiperia ne shume prej projekteve te paraqitura ne "Bashkimin per Mesdheun", ne fusha te tilla si energjia, transporti detar, mjedisi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›